VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Diva e Bollivudit: Sensualiteti është në sytë

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Diva e Bollivudit: Sensualiteti është në sytë
E Djelë, 09.20.2009, 01:10pm (GMT+1)

 

Voal-online -Zbulimet e trupit dhe kërcimet e egra mund ta trallisin publikun, por arti i vërtetë i sensualitetit është në sytë e femrës, thotë aktorja e famës së bujshme të Bollivudit (Bollywood), ish Miss World, Priyanka Chopra. Në një industri ku udhëheqin zonjat më së shumti ka rol interesi për heroin sexy romantik, Chopra, 26 vjeçe, ka luajtur personazhe tejet tunduese dhe ka pasur role kryesore në hitet më të mëdha të dy viteve të fundit- në filmin me superhero "Krrish" trillerin krim "Don". "Sensualitet tek një femër është më shumë në sytë se në veshjet," tha heroina shtatlartë dhe e vrullshme në një intervistë që pati me mediat të hënën. "Sensualiteti ka një masë zbulimi të trupit, por femra duhet të duket tërheqëse dhe e bukur e jo vulgare." Përderisa seksi dhe sensualiteti pajtohen mes tyre, shumica e filmave të Bollivudit shmangin nuditetin dhe e kufizojnë veten në këngë tunduese dhe kërcime dehëse të femrave që mbajnë veshje nga duken pjesë të ndryshme të trupit. Chopra, e cila fitoi titullin Miss World (Mis Bota) më 2000, ndjen se teknika të tilla mund të sjellin vetëm trallisje te publiku me shumë lehtësi. "Sensualiteti është vetëm pjesë e filmave, por nuk është e vetmja gjë. "Ai duhet të shprehet në lëvizjet e trupit të femrës dhe jo në lehtësinë e shijimit të tij," tha Chopra, e cila ka luajtur në rreth 30 filma dhe ka shtatë të tjerë që do të dalin sivjet. Kur ishte vajzë e re, Chopra nuk ëndërroi asnjëherë të bëhet aktore, por thotë se titulli Miss World e përfshiu atë dashurpadashur në botën e filmave. Ajo firmosi kontratën për filmin e parë më 2002. "Unë pata shumë kërkesa për të luajtur në filma dhe mendova se s'ka asgjë të keqe të jem aktore filmash," tha Chopra, e cila mori kërcënim me vdekje nga fanatikët konservatorë të Indisë. "Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Alejandro Finisterre, autori i futbollit në tavolinë (09.18.2009)
Norman Bolog njeriu që njihet si "Babai i Revolucionit të Gjelbër" në bujqësi (09.17.2009)
Xhenifer Grei: E mbaj mend veten në krahët e Patrik Sueizit (09.15.2009)
Mimika dhe gjestet e moderatorit Gynter Jauh (09.13.2009)
Njeriu që vazhdon të shkundë botën psikologjikeNga Peter Gay (09.13.2009)
Paris Hilton në Fjalorin e Oksfordit të Citateve (09.11.2009)
Inva do vendosë jashtë gjykatës për kujdestarinë e djalit (09.11.2009)
MAJK BONXHORNO, A mos je me origjinë shqiptare?Nga Ylli Polovina (09.10.2009)
Princi Harri 9 milionë paund nga trashëgimia e nënës, princeshës Diana (09.10.2009)
Artur Klark: Do të arrijmë pavdekësinë elektronike (09.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]