VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ahtisari u bashkëngjitet liderëve botërorë
E Hënë, 09.21.2009, 05:32pm (GMT1)


 

Ish presidenti i Finlandës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Marti Ahtisari, do t'i bashkangjitet grupit të "Të urtëve", i cili merret me zgjidhjen e konflikteve në botë, njoftoi kreu i këtij grupi Desmond Tutu.

"Jemi të gëzuar që po na bashkohet Ahtisari, prania e të cilit do të konmtribuojë për punën tonë", tha Tutu, i cili gjithashtu është fitues i Çmimit Nobel për Paqe.

Ahtisari e fitoi Çmimin Nobel për përpjekjet e tij në zgjidhjen e statusit të Kosovës, si dhe ndërmjetësimin në konfliktet në Indonezi, Namibi dhe Irlandën Veriore.

Në grupin bëjnë pjesë dhe ish lideri i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, dhe ish presidenti amerikan Xhimi Karter. (http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.