VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Redgrejv në Kosovë

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 11:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Redgrejv në Kosovë
E Enjte, 09.24.2009, 05:04pm (GMT+1)

 

Aktorja e njohur, Vanesa Redgrejv, u largua nga Kosova, duke thënë se ndihet me fat për vizitën që mundi t'i bëjë Kosovës. Ajo premtoi se vitin e ardhshëm do të jetë sërish e pranishme në kuadër të festivalit të filmit "Prishtina Interneshënell Film Festival".


Konferenca e fundit për media në Kosovë e aktores së njohur britanike, Vanesa Redgrejv, duket se u shndërrua në një moment mjaft emocional për 72-vjeçaren, e cila erdhi në Kosovë në kuadër të festivalit të filmit "Prishtina Interneshënell Film Festival".

Skulptori kosovar, Luan Mulliqi, ia dorëzoi fitueses së çmimit Oskar një dhuratë - një skulpturë, e cila simbolizon nënat shqiptare, të cilat vazhdojnë t'i kenë të zhdukur familjarët e tyre.

Mulliqi tha se problemi që ka Kosova me personat e pagjetur mundëson tërheqjen e një paraleleje shpirtërore në mes të dhembjes së nënave kosovare, që presin kthimin e trupave të familjarëve të tyre, dhe dhembjes së aktores, e cila në muajin mars të këtij viti humbi vajzën e saj, si pasojë e një aksidenti.

"Ju kam sjellë një skulpturë që paraqet një grua nga Prizreni dhe u inspirova ngase ajo nuk mund t'i gjejë dy djemtë dhe burrin e saj", tha ai.

Mulliqi falënderoi aktoren Redgrejv për ardhjen në Prishtinë dhe për kontributin e saj për Kosovën dhe filmin kosovar. Ai porositi yllin e filmit që në momentet më të vështira t'i kujtojë nënat kosovare që janë në pritje të fëmijëve të tyre.

"Një fjalë e urtë kineze thotë se edhe maratona më e gjatë fillon me hapin e parë. Ne bëmë hapin e parë, të cilin nuk mund ta bënim pa ju. Andaj, ju falënderoj dhe në kohën më të vështirë kur ndjeni dhembjen, kujtoni këtë grua, e cila është në pritje të trupave", u shpreh Mulliqi.

E emocionuar dhe me lot në sy, aktorja, e cila shquhet për përzgjedhjen e roleve të vështira dhe kontroverse, premtoi se do të vijë në Kosovë edhe në vitin e ardhëm, për të marrë pjesë në festivalin e ardhshëm të filmit.

"Jam një grua me shumë fat. Ju faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur të jem këtu me të gjithë ju sërish, sërish dhe sërish, edhe vitin e ardhshëm. E premtoj këtë", tha Redgrejv.

Aktorja Redgrejv është e njohur edhe për aktivitetet e saj politike dhe në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Për herë të parë ajo vizitoi Kosovën më 1997.

 

(http://www.evropaelire.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kosova nderon me Mirënjohje aktoren e shquar britanike Vanesa Redgreiv (09.23.2009)
Gorbaçov iu qëndron vendimeve të 1989ës (09.22.2009)
Ahtisari u bashkëngjitet liderëve botërorë (09.21.2009)
Diva e Bollivudit: Sensualiteti është në sytë (09.20.2009)
Alejandro Finisterre, autori i futbollit në tavolinë (09.18.2009)
Norman Bolog njeriu që njihet si "Babai i Revolucionit të Gjelbër" në bujqësi (09.17.2009)
Xhenifer Grei: E mbaj mend veten në krahët e Patrik Sueizit (09.15.2009)
Mimika dhe gjestet e moderatorit Gynter Jauh (09.13.2009)
Njeriu që vazhdon të shkundë botën psikologjikeNga Peter Gay (09.13.2009)
Paris Hilton në Fjalorin e Oksfordit të Citateve (09.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]