VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rashida Dati, ish ministrja e Drejtësisë të Francës, e kritikuar rëndë në një libër shkruar nga i vëllai

E Mërkurë, 09.30.2009, 11:19am (GMT1)



Në librin e tij skandal «Në hije të Rachidës», Jamal, vëllai i vogël i ish ministres të Drejtësisë të Francës, e përshkruan të motrën si autoritare, të ftohtë dhe egocentrike.


Voal-online - Le Figaro sot boton lajmin për botim e librit të vëllait të ish-Ministres të Drejtësisë të Francës, të cilin Sarkozy e largoi nga kabineti i qeverisë në fillim të këtij viti.«E përse gjithë ky spektakël ?» Në librin e tij «Në hije të Rachidës», që del më 7 tetor, një botim i shtëpisë botuese prestigjioze franceze Calmann-Lévy, themeluar që në vitin 1836, që sot është pjesë e grupit Hachette, Jamal, vëllai i vogël i  Rachida Dati nuk është aspak i butë me të motrën, siç ka zbuluar sot le Nouvel Observateur, që ka publikuar fragmente nga libri.

Përtej të qenurit një figurë publike, ajo është motra e një vëllai që ndaj saj ka një qendrim shumë kritik. Ata që të dy kishin pasur një raport shumë konfliktual, sidomos që kur Jamal më 2007 u dënua nga drejtesia për trafik droge. ""Unë nuk mund as që t'i telefonoja asaj, sepse sa merrte vesh që isha unë më mbyllte telefonin në fytyrë, sepse unë isha për të një vëlla kriminel", zbulohet në faqet e librit.

"Unë për të kam qenë i vdekur",, zbulohet në një tjetër fragment që po sot e ka botuar le Parisien. «Sa herë që unë kërkoja të dialogoja me të, ajo më injoronte. Nuk ka shumë kohë që unë i ofrova të bijës Zohra një dhuratë, ajo më tha se e bija nuk pranon dhurata nga duart e mija, dhe as nuk më falenderoi.»

«Motra ime është ekstrmisht autoritare», vazhdon Jamal. «Duhet që të dalë vetëm ajo që thotë ajo dhe ka vetëm një mënyrë të vepruari që është e saja ! Ose ashtu ose asgjë ! Gjithshka duhet të rrotullohet rreth Rachidas», vlerëson ai. Dhe sipas tij, edhe ajo, si ai, që u fut në burg, e ka vënë në pozitë shumë të vështirë familjen, sepse ka lindur një fëmijë pa u martuar", shkruan më tutje ai.

Familja e Rashidës me dymbëshjetë vëllazër e motra, me origjinë marokene nga i jati dhe algjeriane, nga nëna, arriti me shumë mundime dhe sakrifica majat më të larta të karierës, duke u bërë ministrja e parë grua që të kishte një pozitë kyçe në qeverinë e Francës.Aktualisht ajo është deputete në Parlamentin Europian.

Natyrisht, pozitat e saj kanë qenë të vështira, kur do të duhej që të përballej, me të vëllain që sot ka dalë me libër, i cili më 2007, u dënua për trafik droge.

Presionet e familjes për mosbotimin e librit
<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

« Motrat e mija e kanë frikësuar Maïlys (shoqen te tij) : shkruan në libër Jamal, duke e bërë atë që të dështonte fëmijën e tyre dhe punën e saj. I kanë thënë se do ta akuzojmë për shpifje, dhe se do të gjejmë avokatët më të mirë që ta rikthejmë përsëri në burg. »


 Rashida Dati dhe Karla Bruni, e cila nuk e duronte dot stilin e Datit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.