VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Skarlet: Jam më pak femërore se Penelopa
E Mërkurë, 09.30.2009, 12:41pm (GMT1)

 

 

E pabesueshme, por e vërtetë. Aktorja e bukur Scarlett Johansson, e përcaktuar nga revista Playboy si "Gruaja më seksi e planetit", nuk e konsideron veten dhe aq femërore: "Më duket në të vërtetë se dukem si një djalosh. Po, është e vërtetë, i kam buzët shumë të plota dhe  flokët të bukura e të gjatë," pranon aktorja bjonde e filmit "Lost In Translation" (Humbur në përkthim). "Por, nëse më shikonit në mëngjes sa zgjohem (çka shumëkush do të kishte dëshirë, shënimi i përkthimit), pa truk, mendoj se dukem më shumë si një djalosh se si një grua." Vrarja e ndërgjegjes e Scarlet Johansson për pamjen e saj shkon edhe më tej. Aktorja e zhvendos vemendjen te një tjetër kolege, pothuaj krejt e kundërt për nga të dhënat fizike: zeshkane, mesdhetare, pasionale. "Merrni dikë, për shembull, Penelope Cruz", vazhdon Scarlett. "Ja, ajo është vërtetë femërore. Jo si unë. Ajo ka një formë të mrekullueshme të syve, qerpikë të gjatë. Për mua Penelope është një femër e vërtetë. Unë kurrsesi jo."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.