E Enjte, 04.25.2019, 07:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
In Memoriam: Radio Evropa e Lirë kujton dy kolegët e saj: Rosa Ajiri dhe Amir Zamanifar

E Enjte, 10.01.2009, 10:14am (GMT+1)

Amiri dhe Rosa

Mahin Gorji që lufton me vdekjen
Voal-online - Rosa Ajiri dhe Amir Zamanifar kishin jetë të shkurtër, por ata e jetuan atë me të gjithë vrullin e tyre rinor.

Rosa ishte 27 vjeç, dhe Amiri 29 kur ata vdiqën , herët në mëngjes nä aksidentin automobilistik të 29 shtatorit.


Sipas hetimeve të para, ata kanë ndalur në korsinë e mergjencës, nga ku janë goditur nga një traktor, në veri të qytetit të Pragës.


Shoqja e tyre, që drejtonte automjetin, edhe ajo gazetare, Mahin Gorji – gjendet  rëndë e plagosur dhe në gjendje shoku nga tragjedia.
<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Ata që i njihnin Rosa-n dhe Amirin, nuk mund të harrojnë të qeshurën e tyre.


Rosa ishte e qeshur dhe e etur për të mësuar gjithnjë e më tepër në profesionin e gazetares. Ajo u thoshte shpesh të afërmëve dhe miqve të saj, se një ditë do të bëhej një gazetare e famshme për çështjet ndërkombëtare.

 

 Rosa ishte prekur shumë nga ngjarjet që shoqëruan periudhën e post zgjedhjeve presidenciale në Iran qershorin që shkoi. Kur u bë publike vdekja e Amir Javadifar , studentit që mbahej në burg, ishte Rosa që siguroi një intervistë ekskluzive me një shok të Javadifar-it, që e kishte parë trupin e tij me plagë prej torturave të cilat kishin shkaktuar vdekjen.


Rosa thoshte se ajo nuk mund ta ndalte të qarën kur shihte imazhet nga vidoja që kishte regjistruar vdekjen e Neda Agha Soltan, vajzës 27 vjeçare, që u qëllua për vdekje gjatë protestave në Tehran.


Amir ishte një moderator i respektuar me zë baritoni. Ai ishte shumë i njohur sidomos prej programit të tij që jepte në çdo mbrëmje tek Radio Farda, të cilën e mbyllte me fjalët: "Ju uroj një mbrëmje të paqtme".

Amir ishte i dashuruar pas poezisë, letërsisë, fotografisë dhe ushqimit iranian. Ai thoshte shpesh se picat që bëhen në Iran, janë më të mirat në botë.

 

Si Rosa, edhe Amiri ishte shumë i tronditur pas ngjarjeve që goditën Iranin.


Reportazhet e tij të fundit, janë të bazuara në intervistat e të afërmëve të gazetarëve të burgosur në Iran gjatë protestave, të cilët tregojnë se jetojnë nën presion.


Kur e reja iraniane Delara Darabi  u ekzekutua në maj në Iran, Amir vendosi në profilin e tij në Facebook një fotografi të Darabi-t.

Të dy Rosa dhe Amiri, megjithë problemet në Iran, mbetën të përkushtuar ndaj parimeve të një gazetarie profesioniste.

Ata e ndjenin se po u bënin ngjarjeve në Iran një mbulim ndryshe, që mbështetej në fjalën dhe mendimin e lirë, duke paraqitur një platformë, e cila mungonte në vendin e tyre, ku që të dy shpresonin që një ditë të ktheheshin.

 

Rosa dhe Amiri e donin punën e tyre edhe jetën natyrisht . Vdekja e tyre u shkaktua, kur ata ishin duke u kthyer në shtëpi, nga Berlini, ku kishin shkuar për të ngrënë një "chelo kabab," një pjatë tradicionale iraniane me qebap dhe oriz..

Motra e Rosa-s, Denise Ajiri, e cila ksihte folur me të pak orë përpara aksidentit, tregon se ata ndiheshin tepër të lumtur.

"Jeta e Rosa-s mori fund shpejt," tha e motra, "por ajo pati një jetë të bukur, të cilën ajo e jetonte me gëzimin e pafund të  jetës."

Rosa dhe Amir vdiqën përpara se të kuptonin mirë cilat ishin planet dhe ëndërrat e tyre. Rosa ishte duke u përgatitur për të pritur prindërit, ndërsa Amiri ishte duke planifikuar një udhëtim me shokun e tij më të mirë, në një vend që nuk kisihin qenë kurrë më parë.

Ata shkuan, por kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë në zemrat e familjes, kolegëve, miqve, dëgjuesave të Radio Farda-s, të cilët kishin besuar aq shumë tek raportimet dhe zëri i tyre.


Radio Farda është mbushur plot me mesazhe për Rosa Ajiri dhe Amir Zamanifar, si dhe me lutje për Mahin Gorji, e cila vzahdon të jetë në koma.

Mahin ishte njëra nga reporteret më të mira të sportit në Iran përpara se të fillonte të punonte tek Radio Farda. Atje, ajo iu përkushtua politikës, ku arriti që të merrte intervista ekskluzive nga politikanë iranian, të cilat pastaj botoheshin në websitet ndërkombëtare të lajmeve dhe në Iran.


Në sajë të këtyre intervistave dhe reportazheve, ajo u bë e njohur dhe me plot miq, të cilët sot luten për jetën e saj./EB

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Skarlet: Jam më pak femërore se Penelopa (09.30.2009)
Rashida Dati, ish ministrja e Drejtësisë të Francës, e kritikuar rëndë në një libër shkruar nga i vëllai (09.30.2009)
Avril Lavinje, vajza kanadeze që i çmend adoleshentët e pesë kontinenteve (09.27.2009)
Roman Polanski ndalohet sot në Zürich nga policia për dënimin e vjetër në SHBA (09.27.2009)
Redgrejv në Kosovë (09.24.2009)
Kosova nderon me Mirënjohje aktoren e shquar britanike Vanesa Redgreiv (09.23.2009)
Gorbaçov iu qëndron vendimeve të 1989ës (09.22.2009)
Ahtisari u bashkëngjitet liderëve botërorë (09.21.2009)
Diva e Bollivudit: Sensualiteti është në sytë (09.20.2009)
Alejandro Finisterre, autori i futbollit në tavolinë (09.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]