VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Polanski të qëndrojë në shaletin e tij?
E Premte, 10.02.2009, 10:26am (GMT1)

 

 Në foto: Shaleti i Polanskit në Gshtad

Voal-online Regjisori Roman Polanski, arrestuar të shtunën e shkuar në aerportin e Zyrihut për keqtrajtimet seksuale ndaj një trembëdhjetëvjeçareje në Kalinforni më 1977, i paguan taksat për pasuri të patundshme në Zvicër prej vitit 2006. Kështu shkruante dje  e përditshmja Tages Anzeiger e cila ka pasur konfirmime drejtpërdrejt nga komuna Saanen, në Oberlandin (malësinë) berneze, në territorin e së cilës gjendet shaleti i kineastit franko-polak.

Për apartamentin e tij luksoz në Gstaadt, me vlerë 1,6 milionë franga, Polanski është subjekt i një tatimi komunal për pasuri të patundshme prej 2 mijë e 392 frangash. Avokati i tij, fill të nesërmen e arrestimit të regjisorit, ka deklaruar se nuk e kuptonte si vallë Polanski është arrestuar tani, duke u nisur nga faktim se "zotëron një shalet në Zvicër në mënyrën më zyrtare në botë" dhe "banon aty rregullisht".

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një urdhërarresti për kërkim ndërkombëtar ndaj regjisorit të famshëm që prej vitit 2005. Pak më vonë Polanski ka blerë shaletin në Gstaadit dhe është bërë plotësisht kontribues i komunës Gstaadt, shkruan Tages Anzeiger. Avokati i tij, që ka bërë apelin ndaj urdhërarrestit kundër ekstradimit të kërkuar nga prokuroria e Los Anxhelosit, dëshiron që të vlerësohet ky fakt dhe të arrijë që klienti i tij të transferohet në Gstaadt në gjendje arresti shtëpiak.

(http://rsi.info.ch/home)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.