VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sharon Ston e traumatizuar: I dështoi dy herë fëmijët në muajin e pestë
E Premte, 10.09.2009, 09:42am (GMT1)

 

Voal-online Sharon Ston (51 vjeçe) më në fund e hap zemrën për publikun. Aktorja yll e filmit "Basic Instinct" ka pasur dy dështime të fëmijëve brenda një viti. Asaj i është dashur shumë kohë ër ta marrë guximin të flasë rreth këtij përjetimit traumatik.

"Kam qenë dy herë shtatzënë dhe i kam humbur të dy fëmijët në muajin e pestë," tregon Sharon Stone në në intervistë me "Prestige". "Ishte tejet e tmerrshme, sepse në të dyja rastet isha e detyruar të bëj dështim. Kjo është një traum e papërballueshme."

Ajo gjithsesi është nënë: Fëmijët e saj Roan, Laird dhe Quinn janë adoptuar. Trauma e përjetuar ka bërë që aktorja të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve kudo në botë.

"Është zemra e copëtuar e një nëne që flet...Këto gjëra më tronditin mua pa masë. Dhe flas kështu në emër të të gjitha atyre nënave që nuk mund të flasin," tha në intervistë ndër të tjera Sharon Stone. (http://starlounge.ch.msn.com)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.