VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri E Shtunë, 10.10.2009, 03:41pm (GMT1) Voal-online - Corriere dela Sera sot e sjell një reportazh për të
birin e Presidentit të Francës, të cilin e nis me pyetjen ? E ku do arrijë Jean
Sarkozy? Në Francë, opinionin publik dhe
klasa politike pyet prej kohësh për fatin e jashtëzakonshëm të birit me flokë
biond, djali i dytë i presidentit të Francës. Ai i ka ndërprerë studimet për
drejtësi për t'u martuar me trashëgimtaren e Grupit Darty dhe pritet në
dhjetorin që vjen të bëhet baba për herë të parë. Jeta e Jean i ngjan një
filmi. Meqë është shumë i apasionuar pas teatrit, ai vazhdon studimet në
shkollën e teatrit Jean-Laurent Cochet. (Jean-Laurent Cochet).[ Por ajo që ka shkaktuar habi më të madhe, është se
kur ai është vetëm 23 vjeç, është kandidati i vetëm pa konkurrent i presidencës
të Epad, entit që administron zonën financiere dhe të bizneseve Défense. Défense, disktrikti i rrokaqiejve, me zyra, banesa
dhe qendra tregtare, në pjesën perëndimore të Parisit. Défense e mori emrin
nga statuja "La Défense de Paris"
("Mbrojtja e Parisit"), që u ndërtua më 1883 për të kujtuar ushtarët
që e mbrojtën Parisin gjatë luftës franko-prisiane. Ky emër shpesh është
provokues për të huajt, që e lidhin sikur të ketë të bëjë me ushtrinë. Nuk është
barcaletë. Défense është kuartieri i bizneseve të kryeqytetit, dhe qendra më e
madhe e Europës, me një faturë prej 1 miliardë Eurosh, me administrimin e 800
hektarësh zyrash që përfshijnë pesë komuna. Ku pritet orë pas ore që ky ent të
shkrihet me një tjetër ent, për të forcuar edhe më potencialin strategjik, që
lidhet me projektin e Parisit të Madh, të cilin presidenti e lançoi përpara
disa ditësh, një projekt administrativ dhe urbanistik që do t'i bëjë një
transformim radikal kryeqytetit . Në
praktikë, kandidatura e Sarkozy-së të ri, paraqet vijimësinë e dinastisë në
territorin e Neuilly-sur-Seine, qytezës në derë të Parisit, atje ku ka lindur
presidenti dhe ka sendërtuar karrierën e tij politike, duke filluar prej kreut
të bashkisë që e drejtoi kur i kishte vetëm 27 vjeç. E nuk thotë më kot proverbi,
"Bëmë baba të të ngjaj." Sakozy i ri, e ka filluar karierën e tij 22, pak më i
ri se i jati. Neuilly nuk është ndonjë komunë e zakonshme.
Ajo ka një rëndëi themelore për gjeografinë e fuqisë të pushtetit të Francës.
Është një qendër biznesi, por edhe zona e rezidencave të familjeve të mëdha, më
të njohura industriale dhe fisnike të Francës, emrat më të shquar dhe të
famshëm të financës dhe jet-set-eve (xhet-seteve). Jean, i
biri me gruan e parë i presidentit, siç e thamë, ka vrapuar në karrierë shumë
më shpejt në kohë se i jati: ai aktuallisht është këshilltar i komunës, lider
lokal i partisë, protagonist fitues i një luifte të egër për pushtet dhe tani
këshilltar i departamentit të Hauts-de-Seine, nga më të pasurat e Francës. Défense, «Manhattan-i
parizian», i zhvilluar gjatë kohës kur presidentë të Francës ishin Zhiskar DeÊsten (Giscard d'Estaing ) dhe Miteran
(Mitterrand), ka qenë gjithnjë në qendër të vemendjes për Sarkozy I. Ka mbetur gjithnjë në qendër të ambicieve
të presidentit, dhe ai ka qenë gjithnjë
i përkushtuar për Défense, me rrokaqiej të lartë, ku gjenden 2500 zyra biznesesh dhe vazhdon të
mbetet, sepse këtu kalon rruga më e trafikuar e Francës, që e lidh atë me Etoile.
Epad për
Jean Sarkozy është natyrisht trampolinë për të zënë vendin e presidencës të
Këshillit të Përgjithshëm të departamentit në zgjedhjet e vitit 2011. E pastaj
? Jean Sarkozy ka në objektiv vendin e Patrick Devedjian, presidenti aktual i
Këshillit të Përgjithshëm të Hauts-de-Seine, i cili do të duhet të largohet kur
të mbushë 65. Ai posa i ka mbushur në gushtin që shkoi 65 vjeç. Vetëm se
gjatë kësaj kohe, opozita nuk bën gjë tjetër veç e akuzon Sarkozy-në për
nepotizëm. Por këto janë gjëra që ndodhin, që aktivitetet industriale të kalojnë
nga babai tek bijtë, këto janë historitë e familjeve të industrialistëve të
mëdhenj, historitë e dinastive, klaneve të fuqishme. Por, Sarkozy i madh nuk ka ndërmend që ta lëshojë kaq shpejt fronin. Ai do të rikandidojë për president edhe në zgjedhjet e 2012-tës, me një mundësi të padiskutueshme për fitore. Duke pasur parasysh edhe gjendjen e të majtës të Francës, Sarkozy pére, baba, ka mundësi të madhe që të fitojë edhe zgjedhjet e 2017-tës. Por edhe vrapin e Jean Sarkozy-së askush nuk mund t'ia ndalë. Le të shohim. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |