VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Diana: Franca dëmshpërblen Al Fajedin për "drejtësi të mohuar"
E Shtunë, 10.24.2009, 06:32pm (GMT1)

  

Voal-online Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes tragjike në tunelin e Almës në Paris të Princeshës Diana dhe Dodi Al-Fayed, gjykata e Parisit ka dënuar shtetin francez t'i paguajë 5 000 euro, babait të këtij të fundit, pronarit të supermerkateve Harrods, egjiptianit Mohamed Al-Fayed. E gjitha pse ka vonuar hetimet për incidentin.

 

Al-Fayed kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 1 milion eurosh. Kishte ndërmarrë më 2002 një veprim ligjor për të kundërshtuar konkluzionet kryesore të hetimit francez për vdekjen e princeshës dhe të birit. Sipas këtij hetimi, incidenti automobilistik në të cilin çifti kishte humbur jetën kishte ndodhur për faj të shoferit Henri Paul i cili ngiste veturën në gjendje dehjeje në mënyrë tepër të shpejtë, me qëllim që t'iu ikte paparacëve në rrugët e Parisit.

 

Nga Londra, Al-Fayed ka thënë se është "i nderuar që një gjykatë franceze ka njohur një mohim të drejtësisë. Kjo e përforcon opinionin tim sipas së cilës francezët e kanë varrosur ndodhinë dhe kanë tentuar ta fshehin të vërtetën."

 

Denoncimi fillestar ishte paraqitur nga prindërit e shoferit, sipas të cilëve i biri nuk ishte i alkoolizuar dhe kampionët e gjakut të analizuar nuk i përkisnin Henrit. Ankimit i ishte vonuar shumë përgjigjja dhe më në fund i ishte gjetur një mënyrë për t'iu shmangur përgjegjësisë. (http://www.republica.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.