VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Britani: Hidhet në det hiri i së mbijetuarës së fundit të Titanikut
E Djelë, 10.25.2009, 07:53am (GMT1)

 

 

 

Voal-online -Elizabeth Gladys Dean, e njohur si Millvina, ishte vetëm nëntë javësh kur pavetëdijshëm mori pjesë në njërën prej ngjarjeve më epokale të Shekulli XX.

 

Fundosja e Titanikut në natën midis 14 dhe 15 prillit të vitit 1912 ku u zhdukën 1 517 pasagjerë nga 2 223 gjithësejt.

 

Elizabeth Gladys Dean kishte vdekur 97 vjeçe më 31 maj të këtij viti dhe dje hiri i saj u hodh në det pranë portit Southampton, në jug të Britanisë së Madhe, nga bashkëjetuesi i saj Bruno Normanis, 87 vjeç.

 

Ceremonia është zhvilluar saktësisht në bankinën Numër 43, në të njëjtin vend prej ku Titaniku filloi udhëtimin e parë dhe të vetëm për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Millvina ishte pasagjerja me moshën më të vogël në bordin e transatlantikut dhe natyrisht që nuk mbante mend asgjë nga tragjedia.

 

Me një biletë të klasit të tretë në xhep, famolja Dean ishte nisur nga Southampton për në Nju Jork, me qëllim që të vendosen pastaj në Kansas, ku donin të hapnin një dyqan cikërrimash.

 

Babai mbeti në det, ndërsa e ëma dhe motra mbijetuan. Ajo, e shpëtuar në një çantë udhëtimi, nuk diti asgjë për tragjedinë derisa u bë tetë vjeçe. (http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.