VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Huanita Kastro: Kam bashkëpunuar me CIA-n
E Hënë, 10.26.2009, 07:07pm (GMT1)

 

 

Voal-online-Juanita Castro, motra e vogël e liderëve kubanë Fidel e Raul, ka bashkëpunuar me Central Intelligence Agency (CIA) amerikane para se të largohej vullnetarisht në mërgim në Maiemi në vitin 1964. E ka bërë të ditur vetë ajo dje.

 

"Kam filluar të bëhem esëll kur kam parë tërë atë padrejtësi," ka thënë Juanita Castro në një intervistë të dhënë nga televizioni Univision-Noticias 23 me rastin e daljes së librit të saj në gjuhën spanjolle "Fidel e Raul, vëllezërit e mi, historia sekrete," shkruar bashkë me gazetaren meksikane Martia Antonieta Collins.

 

Juanita, e cila nuk flet me vëllezërit e saj prej 40 vjetësh, ka deklaruar se ka mbetur e zhgënjyer nga mënyra si Fideli i eleminonte kundërshtarët dhe se kishte punuar nga shtëpia e saj në Havana për t'i mbrojtur ata: "Situata në Kubë për mua është bërë delikate për shkak të veprimtarisë sime kundër regjimit."

 

"Marrëdhënia e gjatë" e saj me CIA-n ka lindur nga një ftesë e bërë prej agjencisë e cila ia kërkoi gatishmërinë për të bashkëpunuar. (http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.