VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUBLIKOHET EDHE NJË FOTO E PRINCIT GEORGE

E Djelë, 03.30.2014, 04:33pm (GMT1)


Të dielën është bërë publike një fotografi e re zyrtare e princit George të Britanisë, së bashku me Dukën dhe Dukeshën.

Princi 8-muajsh është fotografuar në duart e nënës së tij, Kate, ndërsa princi William mban qenin e tyre, Lupo.

Në fotografinë e bërë nga fotografi i familjes mbretërore, Jason Bell, familja shikon nëpërmjet një dritareje të hapur në shtëpinë e tyre në Pallatin Kensington.

Kjo është fotografia e parë zyrtare e princit George, që nga pagëzimi i tij tetorin e kaluar.
(rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.