VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DY GAZETARËT SPANJOLLË RIFITOJNË LIRINË PAS RRËMBIMIT NË SIRI

E Hënë, 03.31.2014, 07:53am (GMT1)


Dy gazetarët spanjollë janë sot të lirë pas rrëmbimit nga një grup i lidhur me al-Kaidën, të cilët i mbajtën gjashtë muaj në Siri.

Gazeta spanjolle El Mundo tha se korrespondenti Javier Espinosa dhe fotografi i pavarur Ricardo Garcia Vilanova, iu dorëzuan ushtrisë turke. Më pas ata u nisën me avion për t'u kthyer në Spanjë.

Nuk ishte e qartë nëse ata ishin arratisur apo u liruan.

Dy gazetarët u rrëmbyen më 16 shtator ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin sirian për në Turqi pasi kishin mbuluar luftën civile në Siri.

Gazeta i identifikoi rrëmbyesit e tyre si anëtarë të organizatës Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, një fraksion xhihadist i lidhur me degën e e al-Kaidës në Irak. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.