VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHËNIM - NJË BUSH I TRETË PËR SHTËPINË E BARDHË?

E Shtunë, 04.12.2014, 06:18pm (GMT1)


 

Jeb Bush

Jeb Bush

UASHINGTON, 12 prill /ATSH-AFP/ Asnjëri nga të dy nuk është ende kandidat zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për 2016. Por Hillary Clinton, bashkëshortja e Bill Clintonit, dhe Jeb Bush, vëllai i vogël i George dhe djali i George H.W pretendojnë secili të kandidojë për postin më të lartë të Amerikës.

Barbara Bush, nëna e tij, tha mirë vitin e kaluar se kishte pasur mjaft "Bush" në Shtëpinë e Bardhë, por Jeb Bush, 61-vjeçar, po bëhet objekt gjithnjë e më shumë i thashethemeve. Ai vetë nuk e përgënjeshtron faktin, madje duket i inkurajuar.

Të dielën e kaluar, ai elektrizoi botën politike të vendit duke deklaruar se do të vendoste deri në fund të vitit.
Trashëgimtar i dinastisë Bush, ai ishte guvernator i Floridës gjatë procesit zgjedhor mjaft të ngushtë të vëllait të madh në vitin 2000. Jeb ka paraqitur principe që nxisin kandidaturën e tij të mundshme, një vizion optimist i politikës, që shkëputet nga politika e vjetër dhe agresive, shënuar në zgjedhjet e republikanëve në 2012-n.
Nëse do të kandidonte, shpjegon ai gjatë një evenimenti në celebrimin e 25-vjetorit të fillimit të mandatit të babait të tij, ai do të qëndronte i distancuar nga "lufta e përbaltjes".
"Fushata elektorale duhet të përqëndrohet në të dëgjuarit, të mësuarit, dhe në mënyrën e të përmirësuarit", u shpreh ai.  "Besoj se kemi humbur mirëkuptimin", shton Jeb.
Republikani idealist artikulon kandidaturën e tij "rreth dëshirës për të fituar zgjedhjet, pa shënuar pikat ideologjike".
Në të kundërt nga doktrina republikane aktuale, Jeb Bush nuk heq dorë së kërkuari një reformë të plotë të sistemit të emigracionit për sistemimin e miliona emigrantëvë pa dokumenta që jetojnë në SHBA.
"Po, ata kanë shkelur ligjin. Por nuk është krim, është një akt dashamirës", përsërit ai duke shtuar se klandestinët vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar familjet e tyre./ (Nga Michael Mathes)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.