VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TYMOSHENKO BËN THIRRJE PËR TU BASHKUAR KUNDËR RUSISË

E Martë, 04.15.2014, 05:05pm (GMT1)


Ish-kryeministrja e Ukrainës njëherazi kandidatja për presidente të Ukrainës Yulia Tymoshenko, iu ka bërë thirrje ukrainasve që të bashkohen me qëllim të mbrojtjes së vendit nga ajo që Tymoshenko e ka quajtur "luftë" të nisur nga Rusia.

Këtë thirrje Tymoshenko e ka bërë gjatë një bisede për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë në Kiev.

Tymoshenko iu bëri thirrje autoriteteve që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet lindore të Ukrainës, pjesë në të cilën protestuesit pro-rusë kanë konfiskuar ndërtesat qeveritare të dhjetë qyteteve.

Kriza sipas saj, nuk duhet të ndryshoj datën e zgjedhjeve presidenciale me 25 maj. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.