VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IRANI KËRKON TAKIM SPECIAL PËR DIPLOMATIN E PADËSHIRUARSHBA nuk i jep vizë ambasadorit iranian në Kombet e Bashkuara

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
IRANI KËRKON TAKIM SPECIAL PËR DIPLOMATIN E PADËSHIRUAR
SHBA nuk i jep vizë ambasadorit iranian në Kombet e Bashkuara

E Mërkurë, 04.16.2014, 08:32am (GMT+1)



Irani po u kërkon Kombeve të Bashkuara të mbajnë një takim të posaçëm lidhur me refuzimin e Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë vizë kandidatit të Iranit për ambasador në Kombet e Bashkuara.
 
Zyrtarët amerikanë janë kundër emërimit të Hamid Abutalebit si ambasador i Iranit në OKB, për shkak të përfshirjes së tij në krizën e pengjeve amerikane të vitit 1979  në ambasadën Amerikane në Teheran. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha javën e kaluar se kandidatura e zgjedhur nga Iran nuk ishte e përshtatshme.
 
Hamid Abutalebi ishte anëtar i grupit të studentëve myslimanë që mori peng 52 diplomatë amerikanë për 444 ditë, por ai thotë se roli i tij ka qënë vetëm si përkthyes dhe negociator.
 
Misioni iranian në Kombet e Bashkuara vinte dje në dukje përmes një letre se ky vendim ka "pasoja negative" diplomatike dhe se  krijon një precedent të rrezikshëm.
 
Në letër thuhej se t'i mohosh vizën një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara bie në kundërshtim me rregulloren e organizatës dhe me ligjin ndërkombëtar.
 
Teherani thotë se nuk ka në plan të emërojë një diplomat të ri në vend të zotit Abutalebi. Kriza e pengjeve iraniane bëri që marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të ndërpriteshin.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TYMOSHENKO BËN THIRRJE PËR TU BASHKUAR KUNDËR RUSISË (04.15.2014)
BERLUSCONI SHLYEN DËNIMIN ME PUNË NË NJË QENDËR PËR TË MOSHUARIT (04.15.2014)
SHËNIM - NJË BUSH I TRETË PËR SHTËPINË E BARDHË? (04.12.2014)
PISTORIUS MBROHET PËR 'ALARMIN E SHTËPISË' (04.11.2014)
UKRAINA KAP NJË 'SPIUNE RUSE' (04.10.2014)
FRANCA NUK E EKSTRADON MANJATIN NGA KAZAKISTANI (04.10.2014)
RUSI - ISH DISIDENTI KOVALEV IU KËRKON EVROPIANËVE TË NDALIN 'EKSPANSIONIN RUS' (04.09.2014)
Deutsche Welle, ORBAN - FITUES I ZGJEDHJEVE NË HUNGARI (04.07.2014)
LOJËRAT PËR PUSHTET TË PUTINIT NË AMERIKËN LATINE (04.06.2014)
PRESIDENTI GEORGE W BUSH - EDHE PIKTOR (04.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]