VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VISAR ARIFAJ - POLITIKANI MË I PASUR NË KOSOVË, ME MBI 1 MILIARD EURO!

E Mërkurë, 04.16.2014, 04:13pm (GMT1)


PRISHTINË - Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, zyrtarisht është politikani më i pasur në Kosovë. Sipas formularëve të publikuar sot nga Agjencia Kundër Korrupsion, Arifaj ka pasuri prej mbi një miliard euro. Saktësisht: 1,000,189,088.02 euro.

Është piktura e bërë nga vetë ai në vitin 1995, të cilën, siç dihet, e ka prezantuar si punim që ka vlerën prej një miliard euro, dhe e cila e ka bërë liderin më të ri partiak në vend të jetë njëkohësisht edhe më i pasuri.

Banesa e tij e ka vlerën njëqindmijë euro; posedon pesëdhjetë për qind të aksioneve tek kompania "Trembelat" - rreth 180 mijë euro; si dhe i ka 500 euro të deponuara në bankë.

Ndërkaq, të hyra vjetore ai ka nëntëmijë euro nga kompania "Trembelat", 1200 euro pagë vjetore nga Kuvendi komunal, si dhe 1344 euro pension vjetor.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.