VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TONI BLER - LINI MËNJANË DALLIMET ME RUSINË, RADIKALIZMI ISLAM PO RREZIKON BOTËN

E Enjte, 04.24.2014, 05:25pm (GMT1)



BRITANI - Ish-kryeministri britanik, Tony Blair u ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që t'i lënë mënjanë dallimet me Rusinë lidhur me Ukrainën e të fokusohen tek rreziku që vjen nga ekstremizmi islamik.

Në fjalimin e tij në Bloomberg, ish-kryeministri ka kërkuar që udhëheqësit perëndimorë të vendosin çështjen e ekstremizmit fetar në krye të axhendës së tyre. "Çështja e ekstremizmit fetar duhet të ngrihet në majë të axhendës dhe liderët perëndimorë duhet të bashkëpunojnë me vendet e tjera, sidomos me Rusinë dhe Kinën, pavarësisht dallimeve", - ka thënë Blair. Ai ka argumentuar se kërcënimi që vjen nga radikalizmi, "i cili manipulon mesazhin e vërtetë të Islamit", po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.

"Ky fenomen po destabilizon komunitetet dhe madje edhe kombet. Ai po minon mundësinë e një bashkëjetese paqësore në epokën e globalizimit. Dhe përballë këtij kërcënimi ne çuditërisht shfaqemi ngurrues për ta pranuar dhe të pafuqishëm për ta frenuar në mënyrë efikase", - ka thënë Blair.bw
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.