VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DHURUESJA E VESHKËS NGA FACEBOOK-u

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
DHURUESJA E VESHKËS NGA FACEBOOK-u

E Shtunë, 05.03.2014, 07:44am (GMT+1)


Shumica e njerëzve e përdorin Facebook-un për të mbajtur kontaktet me miqtë e tyre. Megjithatë kohët e fundit, media sociale po tregon se mund të jetë e dobishme gjithnjë e më shumë edhe në përmbushjen e nevojave të tjera. Prindërit e dëshpëruar të një vajze dy-vjeçare me një sëmundje serioze të veshkave gjetën një dhurues veshke pasi bënë thirrje në Facebook.

Arianna jeton në shtetin amerikan të Minesotës. Kur ajo ishte rreth shtatë javëshe, u diagnostikua me një çrregullim të rrallë gjenetik të veshkave. Babai i saj, Jeremy Booth, thotë se që atëherë, dializa e ka mbajtur gjallë.

"Ajo është në trajtim dialize çdo natë. Zgjat rreth 10 deri në 12 orë. E merr trajtimin sa shtrihet shtrat dhe e heq kur zgjohet në mëngjes."

E lodhur së pari vajzën e saj duke vuajtur, Ashley Booth postoi një lutje për ndihmë në Facebook. 2400 kilometra në jug, në Florida, Christy Harding, gjithashtu një mama e një vajze të vogël, e pa thirrjen dhe vendosi të dhurojë veshkën e saj nëse përshtatej.

"Nuk imagjinoj dot se si mund të jetë të presësh për një telefonatë të tillë kur të thonë se dikush ka marrë vendimin për të shpëtuar jetën e vajzës suaj."

Kur zonja dhe zoti Booth morën telefonatën që konfirmonte se veshka e zonjës Harding përshtatej, mamaja e Arianës u përshkua nga emocioni.

"Doja të qaja. Doja të buzëqeshja. Djali im qëndronte atje dhe lotët rridhnin nga sytë dhe tha: "˜Mami, kush është? Çfarë ka ndodhur?' Dhe unë thashë: "˜Asgjë. Janë lotë lumturie. Arianna më në fund do të marrë një veshkë."

Operacioni është planifikuar për në fillim të muajit maj.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ULSTER - POLICIA MERR NË PYETJE GERRY ADAMSIN NË NJË PREJ ÇËSHTJEVE TË IRA-s (05.02.2014)
YLLI I MUZIKËS UKRAINASE RUSLANA LUTET - SHBA, NA MBRONI NGA RUSËT! (05.02.2014)
DORËSHKRIMI I BOB DYLANIT DO TË DALË NË ANKAND (05.02.2014)
VAZHDON KRITIKA NDAJ ISH KANCELARIT SCHRÖDER PAS TAKIMIT ME PUTININ (05.01.2014)
SHBA - ENDE NË KËRKIM TË ISH OFICERËVE TË KGB-së (05.01.2014)
OLENA YERSHOVA - PERËNDIM, NDALENI PUTININ (05.01.2014)
JEP DORËHEQJEN KRYEMINISTRI KOREANOJUGOR (04.27.2014)
LIDERI TATAR NOMINOHET PËR NOBELIN E PAQES (04.25.2014)
JIMMY CARTER MBI PABARAZINË GJINORE NË BOTË (04.25.2014)
TONI BLER - LINI MËNJANË DALLIMET ME RUSINË, RADIKALIZMI ISLAM PO RREZIKON BOTËN (04.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]