VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 80 VJETORI I GEORGES MUSTAKI - POET DHE MUZIKANT

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
80 VJETORI I GEORGES MUSTAKI - POET DHE MUZIKANT

E Shtunë, 05.03.2014, 03:23pm (GMT+1)

Ai erdhi si një i huaj në Paris dhe u bë një nga këngëtarët më të mëdhej të Francë.

Kënga "Le meteque" e bëri Moustakin në vitin 1969 të njohur. Kënga përshkruan ndjenjën e jetës të gjithë atyre të huajve që në vend të huaj i shohin shtrembër dhe i refuzojnë. Georges Moustaki e prezanton veten në këtë këngë si produkt të një kulture të përzier prej mijëvjeçarësh në vendet përreth Detit Mesdhe.

Giuseppe Mustacchi u lind më 3 maj 1934 në qytetin e lashtë kozmopolit egjiptian të Aleksandrisë. Prindërit e tij ishin hebreo-grekë dhe ai kishte një emër italian. Në dyqanin e prindërve të tij takoheshin intelektualë të kulturave të ndryshme që dëgjonin muzikë dhe flisnin në gjuhë të ndryshme. Giuseppe vogël ndoqi një shkollë franceze. Vitin 1951, pasi përfundoi shkollën ai shkoi në Paris, ku mund të plotësonte të gjitha ëndrrat e tij romantike prej 17-vjeçari, sepse Parisi ishte djepi i këngëve të gjinisë chansons - pasionit të tij të ri. Një këngë është magji e pastër dhe poezi, ka thënë ai një herë, pra frëngjisht me muzikë.

Për të jetuar Moustaki shkroi për një gazetë egjiptiane, punoi si barist, shitës librash dhe luajti kitarë në kafenetë e Montparnasses. Atje ai u njoh edhe me këngëtarin asokohe mjaft të njohur Georges Brassens, i cili u bë miku dhe mentori i i tij. Për nder të tij Giuseppe nga kjo kohë filloi ta quante veten gjithashtu Georges.

Edith Piaf

Edith Piaf

Fillimisht ai kompozoi këngë për kolegët e tij Yves Montand apo Edith Piaf. Edhe pse Edith Piaf ishte 20 vjet më e madhe se ai, Georges Moustaki dhe ajo filluan një lidhje të zjartë dashurie. Për Edithin ai shkroi edhe këngën "Milord" e cila në vitin 1952 u bë hit botëror.

Kur ngjitej vetë në skenë Moustaki këndonte këngë të qeta. Shpejt ai u bë po aq i njohur sa edhe Juliette Gréco apo Jacques Brel. Por gjithmonë muzika e Moustakit qe paksa ndryshe dhe tingëllonte më mesdhetare se ajo e kolegëve të tij.

Ai shkroi më tepër se 300 këngë, në të cilat u këndohet kryesisht lidhjeve të pafat të dashurisë, marrëdhënieve të errëta, melakonisë dhe vetmisë.

Me flokët e shpupurisur, mjekrrën dhe veshje prej liri që i rrinin lirshëm në trup ai qe mishërimi i medhetarit, i macho-s, pas të cilit gratë linin kokën. Në Francë ai shpesh ai konsiderohej si shembull i emigrantit të integruar.

Georges Moustaki

Georges Moustaki

Në këngët e tij ai përziente tingujt e buzukut grek me fyej dhe flaut dhe elemete të tangos dhe Bossa Nova-s. Ai qe i apasionuar pas Brazilit, ku shkonte shpesh dhe ka adaptuar edhe këngë nga Gilberto Gil apo Chico Buarque.

"Unë do të këndoj deri sa të vdes," tha Moustaki në vitin 2007, kur ishte në moshën 73 vjeç dhe vazhdoi me turne të shumta. Por një sëmundje e rëndë e rrugëve të frymëmarrjes i prishi planet e tij. Në vitin 2009 ai i dha fund karrierës së skenës. Në vitin 2013 poeti këngëtar vdiq në Nicë. Më 3 maj të këtij viti ai do të ishte bërë 80 vjeç.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DHURUESJA E VESHKËS NGA FACEBOOK-u (05.03.2014)
ULSTER - POLICIA MERR NË PYETJE GERRY ADAMSIN NË NJË PREJ ÇËSHTJEVE TË IRA-s (05.02.2014)
YLLI I MUZIKËS UKRAINASE RUSLANA LUTET - SHBA, NA MBRONI NGA RUSËT! (05.02.2014)
DORËSHKRIMI I BOB DYLANIT DO TË DALË NË ANKAND (05.02.2014)
VAZHDON KRITIKA NDAJ ISH KANCELARIT SCHRÖDER PAS TAKIMIT ME PUTININ (05.01.2014)
SHBA - ENDE NË KËRKIM TË ISH OFICERËVE TË KGB-së (05.01.2014)
OLENA YERSHOVA - PERËNDIM, NDALENI PUTININ (05.01.2014)
JEP DORËHEQJEN KRYEMINISTRI KOREANOJUGOR (04.27.2014)
LIDERI TATAR NOMINOHET PËR NOBELIN E PAQES (04.25.2014)
JIMMY CARTER MBI PABARAZINË GJINORE NË BOTË (04.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]