VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SAVIN - KA DHJETËRA DËSHMI PËR NDIKIMIN E RUSISËTë gjitha zhvillimet në Ukrainë i kontrollon dhe i drejton Putini përmes agjentëve sekretë dhe diversantëve rusë

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
SAVIN - KA DHJETËRA DËSHMI PËR NDIKIMIN E RUSISË
Të gjitha zhvillimet në Ukrainë i kontrollon dhe i drejton Putini përmes agjentëve sekretë dhe diversantëve rusë

E Hënë, 05.05.2014, 09:21am (GMT+1)

Të gjitha zhvillimet në Ukrainë i kontrollon dhe i drejton Putini përmes agjentëve sekretë dhe diversantëve rusë - mendon drejtori i zyrës së Fondacionit Heinrich Bëll në Kiev, Kyryl Savin.

Në Ukrainë është përfshirë tani prej përleshjeve mes separatistëve prorusë dhe përkrahësve të njësisë së Ukrainës edhe jugu i vendit që deri tani ishte i qetë. Drejtori i zyrës së Fondacionit Heinrich Bëll në Kiev, Kyryl Savin mendon se konflikti drejtohet në mënyrë të qartë nga Rusia. Sipas tij në përleshjet gjatë demonstratave në Odesë është përdorur i njëjti skenar si në lindje të Ukrainës, pra provokatorë me përvojë rusë së bashku me kriminelë lokalë dhe aktivistë prorusë sulmuan demonstruesit që ishin mbledhur për të shprehur mbështetjen për njësinë e Ukrainës. Gjatë përleshjeve iu vu zjarri ndërtesës së sindikatave në Odesë dhe prej zjarrit njoftohet se duhet të kenë vdekur 42 vetë. Por sipas Kyryl Savin viktimat e zjarrit janë më tepër viktima të një fatkeqësie se sa të një sulmi të qëllimshëm.

Në Slavjansk në lindje të Ukrainës vazhdon ende operacioni anti-terror i qeverisë ukrainase. Sipas Kyryl Savin "ky vend është fole e terroristëve dhe qeveria ukrainase po përpiqet që të veprojë me hapa të vegjël për të mos shkaktuar numër të madh viktimash. Në Slavjansk u qëllua me predhë një helikopter, por pala ruse pretendon se ajo nuk i furnizon me armë separatistët dhe se armët blihen në dyqanet e vendit.

Udhëzime të qarta nga shërbimi sekret rus

Drejtori i zyrës së Fondacionit Heinrich Bëll në Kiev, Kyryl Savin, thotë se "të gjitha në Ukrainë i kontrollon dhe i drejton Putini. Separatistët, pra turpa e tyre, përbëhet nga agjentë sekretë rusë dhe diversantë, që janë të përgatitur në mënyrë sepeciale për këtë dhe kanë depërtuar me armë përmes kufirit. Fjala është për rreth 200 vetë që drejtohen dhe orientohen nga Kremlini. Por ata nuk janë vetë, sepse ka edhe shumë kriminelë lokalë që për para ose prej bindjes, ose prej të dyjave bashkëpunojnë me ta. Përveç tyre ka edhe një grup aktivistësh fanatikë prorusë

Sipas Kyryl Savin për këto lajme ka dëshmi të forta, si një numër të madh regjistrimesh të bisedave të bëra me radiomarrës mes separatistëve dhe punonjësve të shërbimit sekret rus, ku dëgjohet se këta u japin udhëzime të qarta separatistëve në Slovjansk dhe qytete të tjera. Madje ka edhe biseda të regjistruara në video mes deversantëve rusë ku ata shprehen në mënyrë të qartë.

Kyryl Savin është i bindur se po të mos ishin njësitë ruse në Doneck dhe rrethina nuk do të kishin ndodhur trazirat e mëdha. Banorët e zonës do të kishin vazhduar ta urrenin Kievin në heshtje, sepse ata janë të ndikuar nga propaganda ruse, por nuk do të kishte pasur dhunë dhe të vdekur.

Rusia luan një lojë të rrezikshme

Sipas drejtorit të zyrës së Fondacionit Heinrich Bëll në Kiev, Kyryl Savin, "Rusia po luan një lojë të rrezikshme. Ajo përpiqet që atë që ndodh në Ukrainë ta shesë si luftë civile mes lindjes dhe perëndimit të vendit, me të cilën Rusia nuk ka asnjë lidhje, por është mjaft e shqetësar për popullsinë ruse në Ukrainë, dhe ka frikë se konflikti mund të përhapet edhe në kufijtë e saj."

Sipas Savin edhe kërkesa e Putinit për mbeldhjen e Këshillit të Sigurimit është pjesë e këtij show. Rusia po përpiqet sipas mendimit të Savin që të mbledhë sa më tepër pikë për të legjitimuar një ndërhyrje të mundshme të trupave ruse, dhe për të thënë në fund që nuk kishim se çfarë të bënim dhe duhet të ndërhynim si peacekeeper për të parandaluar një përhapje të dhunës. Ende nuk duket se trupat ruse do ta pushtojnë vendin si Krimenë. Por kjo nuk mund të përjashtohet - thotë drejtori i zyrës së Fondacionit Heinrich Bëll në Kiev, Kyryl Savin.dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDES NGA KANCERI TENISTJA UKRAINASE ELENA BALTACHA (05.05.2014)
80 VJETORI I GEORGES MUSTAKI - POET DHE MUZIKANT (05.03.2014)
DHURUESJA E VESHKËS NGA FACEBOOK-u (05.03.2014)
ULSTER - POLICIA MERR NË PYETJE GERRY ADAMSIN NË NJË PREJ ÇËSHTJEVE TË IRA-s (05.02.2014)
YLLI I MUZIKËS UKRAINASE RUSLANA LUTET - SHBA, NA MBRONI NGA RUSËT! (05.02.2014)
DORËSHKRIMI I BOB DYLANIT DO TË DALË NË ANKAND (05.02.2014)
VAZHDON KRITIKA NDAJ ISH KANCELARIT SCHRÖDER PAS TAKIMIT ME PUTININ (05.01.2014)
SHBA - ENDE NË KËRKIM TË ISH OFICERËVE TË KGB-së (05.01.2014)
OLENA YERSHOVA - PERËNDIM, NDALENI PUTININ (05.01.2014)
JEP DORËHEQJEN KRYEMINISTRI KOREANOJUGOR (04.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]