VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUSTRALI, GJENDET I VRARË NJË I RI - KISHTE LIDHJE ME NJË FAMILJE MAFIOZE SHQIPTARE

E Mërkurë, 05.07.2014, 06:58pm (GMT1)


AUSTRALI - Pronari i një restoranti të famshëm në Australi, për të cilin thuhet se kishte lidhje me një familje mafioze shqiptare, është gjendur i vrarë në një garazh në Kuinslend, bëjnë të ditur mediat australiane. 26-vjeçari Pitër Majlos ishte i varur nga droga dhe siç raportojnë mediat australiane, kishte lidhje të thella me botën e krimit.

Vëllai i tij, Alen Majlos u dënua vitin e kaluar me 13 vjet burg për trafikim droge dhe veprimtaria e tij mbulohej pikërisht nga familja shqiptare, Kalaja. Familja Kalaja është kapur në një prej operacioneve më të ndërlikuara të drogës në Kuinslend të Australisë. Ajo ka emigruar nga Shqipëria në Australi, që në vitet 1970.

Mediat australiane raportojnë se Alen Majlos dhe kushëriri i tij Daniel Kalaja kanë qenë në qendër të vëmendjes së policisë së Kuinslendit, por Danieli deri më tani nuk është dënuar asnjëherë.bw

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.