VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARRESTOHET ISH MINISTRI I BRENDSHËM ITALIAN CLAUDIO SCAJOLA

E Enjte, 05.08.2014, 10:41am (GMT1)



ITALI Ish-ministri Claudio Scajola u arrestua sot nga hetuesit e DIA-s (Direzione Investigative Antimafia Drejtoria investigative antimafia), në një hotel të njohur të kryeqytetit, Romë.

Scajola ka qenë ministër i Brendshëm i Italisë gjatë viteve 2001-02 dhe më vonë ministër i Aktiviteteve Produktive në qeverinë e tretë të Silvio Berlusconit. Në vitin 2006 ai u zgjodh president i komitetit për kontrollin e Shërbimit Sekret italian. Përveç tij, DIA arrestoi edhe figura shumë pranë tij.

Arrestimi i tij është kryer pasi DIA dyshon se Claudio Scajola po përpiqej të mundësonte largimin e ish-deputetit Amedeo Matacena (Forza Italia) nga Dubai për në Liban, ku do të ishte i sigurt nga arrestimi për kryerjen e një dënimi me pesë vjet burg për lidhje mafioze.

Personeli i DIA-s i Reggio Calabrias po zbaton edhe shumë mandat/arreste në Piemonte, Lombardi, Liguria, Emilia Romanja, Lacio, Kalabri dhe Siçili. Ajo ka sekuestruar edhe asetet e disa kompanive italiane të lidhura me kompani
të huaja me vlerë rreth 50 milionë euro.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.