VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HUNGARI - DËNOHET ISH ZYRTARI KOMUNIST, 92 VJEÇARI BELA BISZKU

E Enjte, 05.15.2014, 07:54am (GMT1)


Një gjykatë e Budapestit dënoi një ish-zyrtar të lartë komunist 92 vjeçar me më shumë se pesë vjet burg për krime lufte në lidhje me vrasje të civilëve pas kryengritjes së vitit 1956.

Ish-Ministri i Brendshëm Bela Biszku u dënua edhe për akuza të tjera, duke përfshirë mohimin e krimeve të kryera nga komunistët.

Prokurorët argumentuan se Biszku dhe udhëheqës të tjerë të lartë u dhanë milicive speciale një "urdhër ideologjik për të qëlluar" kundër civilëve, që u ngritën kundër qeverisë së mbështetur nga Kremlini në vitin 1956.

Dhjetra veta u vranë kur policia qëlloi mbi turmat e protestuesve në Budapest dhe qytetin Salgótarján.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.