VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BIE NË SY TË MEDIAVE NË SHKALLËT E STADIUMIT NË BRAZIL - TIFOZJA 17 VJEÇARE BELGE FITON KONTRATË ME L'OREAL

E Enjte, 07.10.2014, 12:20pm (GMT1)


Voal-online.ch - Axelle Despiegelaere, 17 vjeçarja belge bënte tifozëri për ekipin belg të futbollit para dy javësh në Kupën Botërore në Brazil, kur dikush e fotografoi dhe kjo e ndryshoi rrjedhën e saj.

Fotoja e belges bukuroshe, me kapelën tradicionale belge, qarkulloi në Twitter dhe në media anembanë botës.

Me t'u kthyer në Belgjikë, ajo hapi faqe në Facebook dhe arrit të kete 18300 fansa.

Pa vonuar L'Oreal e kërkoi Axellen dhe i ofroi një kontratë si modele. Ajo ndërkohë realizoi një video promocionale për komapninë kozmetike.

Mjerisht ekipi i zemrës i Axelles u eliminua nga Argjentina në çerekfinale. Por për Axellen udhëtimi në Brazil ishte fatsjellës./ELIDA BUÇPAPAJ



ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.