VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GEORGE W BUSH NË SPITAL - ZËVENDËSON GJURIN E MAJTË

E Martë, 07.15.2014, 05:59am (GMT1)



Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, i është nënshtruar një operacioni për zëvendësim të pjesshëm të gjurit të tij të majtë, gjashtë javë pasi iu nënshtrua një procedure të ngjashme në gjurin e tij të djathtë, ka thënë zëdhënësi i tij të hënën.

Ky intervenim është kryer të shtunën në Qendrën Mjekësore "Rush University" në Chicago nga Dr. Richard Berger i "Midwest Orthopaedics", i cili ka punuar edhe në gjurin e djathtë të Bushit gjatë muajit maj, transmeton koha.net.

Bush, i cili mbushi 68-vjeç një javë më parë, është shumë çiklist aktiv i maleve por edhe golfist. Ai është marrë edhe me pikturë që kur është kthyer në vendlindjen e tij, Teksas, pas largimit nga presidenca në fillim të vitit 2009.

"Presidenti dhe zonja Bush janë duke u kthyer në Dallas këtë mëngjes", ka thënë zëdhënësi i Bushit, Freddy Ford. "Mezi po pret t'i kthehet rutinës së tij për ngjitje në male".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.