VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PESË VJET NGA VRASJA E AKTIVISTES ESTEMIROVA

E Martë, 07.15.2014, 05:27pm (GMT1)



Organizata Amnesty International përkujton sot aktivisten ruso-çeçene të të drejtave të njeriut dhe gazetaren, Natalya Estemirova, e cila është vrarë pesë vjet më parë.

Aktivistët po shpërndajnë lule për kalimtarët pranë stacionit të metrosë Novokuznetskaya në Moskë, duke u kërkuar atyre që t'i mbjellin ato në shtëpitë e tyre, në kujtim të Estemirovas.

Ngjarja është quajtur "Lule për Natalyan".

Aktivistët po ashtu do të mbledhin nënshkrime për të kërkuar nga autoritetet që të hetojnë rastin.

Estemirova është rrëmbyer në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, më 15 korrik të vitit 2009. Trupi i saj është gjetur të nesërmen në Ingushetinë fqinje.

Askush nuk është arrestuar në lidhje me vrasjen e profilit të lartë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.