E Premte, 03.29.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
'LA MILVA' I MBUSH 75 VJET

E Enjte, 07.17.2014, 08:03pm (GMT+1)


Maria-Ilva bëhet Milva

Milva - një emër i njohur në botën e muzikës. Me interpretimin në nivel të lartë të këngëve të muzikës së lehtë, Milva u bë një yll edhe në Gjermani. Ndërsa tani pas një karriere të gjatë ajo mendon për jetën private.

Me këngën "Liria në gjuhën time" në vitin 1979 Milva i hyri përfundimisht në zemër publikut gjerman. Në atdheun e saj italian ajo ishte prej kohësh një yll. Atje në vitin 1961 ajo pati regjistruar pllakat e para të gramafonit (LP), pasi më parë kishte zënë vendin e tretë në festivalin e njohur të këngës në San Remo. Për këngëtaren e re e asokohe ende të panjohur pjesëmarrja në San Remo ishte një sukses i madh dhe fillimi i një karriere të shkëlqyer.


Më 17 korrik 1939 ajo lindi si Maria-Ilva Biolcati në Goro, një qytezë në brigjet veriore të Adriatiukut. Flokëkuqja bukuroshe i pati prezantimet e para në skenë në mesin e viteve 1950. Emri i saj artistik Milva është bashkimi i emrave të saj Maria-Ilva. Këngëtarja entuziazmonte publikun me rrezatimin e saj dhe me një zë të jashtëzakonshëm.


Në 1965 regjisori i njohur italian i teatrit Giorgio Strehler e mori Milvën në trupën e vet të "Piccolo Teatro" në Milano. Milva e kujton mjaft mirë këtë stacion të rëndësishëm të karrierës së saj: "Giorgio Strehler më bëri të njohur mua me repertorin nga Bertohld Brecht dhe Kurt Weill. Ai më dha impulsin për të kënduar këgët e tyre. Unë u përkushtohesha intensivisht këtyre pjesëve teatrale dhe ato më tërhiqnin jashtëzakonisht.

Unë interpretoja me shumë ndjenjë. Unë i doja poezitë e Berthold Brecht, e doja gjithashtu muzikën e Eisler dhe Weill. Interpretoja edhe në "Operan për tri grosh" në Itali e Paris. Teatri u bë pasioni im i madh dhe kam bashkëpunuar mjaft ngushtë me Giorgio Strehler."

Reputacion botëror me Brecht dhe Weill

Në rolin e piratit Jenny nga vepra e njohur e Brecht-it "Opera për tri grosh" Milva jo vetëm e bindi publikun, por edhe botën e ekspertëve. Interpretimet e saj të veprave të Bert Brecht e bënë të njohur ndërkombëtarisht këngëtaren italiane dhe e ndihmuan atë të fitojë reputacion të shkëlqyer. Ajo jepte koncerte në Scala të Milanos, në Operan e Parisit, në Royal Albert Hall në Londër dhe në Operan Gjermane në Berlin.

Veçanërisht me publikun gjerman Milva krijoi një lidhje intensive. Në vitin 1977 me LP të titulluar "Në krahët e ëndrrave të larmishme" ajo regjistroi pllakën e parë me këngë në gjuhën gjermane. Ndër të tjera edhe pjesë të Friedrich Hollaender apo Peter Kreuder. Suksesin e madh ajo e arriti në vitin 1978 LP "Nga dita në ditë" dhe një vit më vonë me albumin "Ç'mendoj unë". Në këto regjistrime ajo interpreton në nivel të lartë këngë nga Mikis Theodorakis apo Ennio Morricone.

Tekstet gjermanisht i hartonte autori gjerman Thomas Woitkewitsch, i cili u bë njëri prej miqve dhe këshilltarëve më të ngushtë të këngëtares italiane. "Unë asokohe bisedoja shumë gjatë dhe intensivisht me Thomas për përzgjedhjen e këngëve, sepse unë doja të identifikohesha me pjesët që interpretoja. Unë e kam ruajtur këtë lidhje edhe më pas, sepse më jepte shumë kënaqësi që t'i diskutoja këngët me autorët dhe t'i punoja pjesët me ta.", thotë Milva duke e kujtuar atë kohë. Ajo vet gjithmonë e ka konsideruar veten më shumë se sa vetëm interpretuese, ndonëse asnjëherë nuk i ka shkruar vet këngët e saj.

Karrierë në vend të jetës private

Milva punonte pa u lodhur. Pesëdhjet vjet rresht. Për jetën familjare ajo s'kishte kohë. Këtë e ka ndjerë edhe vajza e saj Martin e lindur në vitin 1963, së cilës shpesh i duhej të hiqte dorë prej praninë së nënës. Milva jepte koncert pas koncerti, ka regjistruar 173 albume në gjuhë të ndryshme dhe prezantohej në shumë albume me ide të reja dhe me repertore suprizuese. Ajo këndoi me rikrijuesin e tangos argjentinase Astor Piazolla, që vdiq në vitin 1992, regjistroi Chanson franceze dhe nisi një bashkëpunim afatgjatë me bashkëatdhetarin e saj, kompozitorin novator Franco Battiato. Me të ajo regjistroi në 1989 albumin "Una Storia Inventata" "Një histori e trilluar". Para katër vjetësh Milva publikoi albumin me pjesë të kolegut italian Franco Battiato.

Muzë në vend të muzikës

Në vitet e fundit Milva është tërhequr gjithnjë e më shumë nga jeta publike. Për arsye shëndetësore, siç thotë ajo. Herë pas here ajo megjithatë del në skenën e koncerteve apo para kameras. Tifozët e shumtë në Gjermani ajo i gëzoi para dy vjetësh me prezantimin në spektaklin e preferuar televiziv me këngëtarë të muzikës popullore. Por të tilla prezantime në publik janë një përjashtim, sepse pas një jete mjaft aktive në publik, ajo do t'i kushtojë tani më shumë kohë jetës private, që deri më sot ajo e kish lënë pasdore për hir të karrierës.

"Unë thjesht kam nevojë për shumë kohë për veten time. Gjatë gjithë jetës kam qenë nën një presion të jashtëzakonshëm, kam punuar shumë. Unë dua të udhëtoj në botë, dua të njoh muzikë të llojeve të tjera si dhe besime të tjera. Kam vizituar shumë vende, por e kam bërë këtë gjithmonë duke qenë e angazhuar me punë dhe s'kam pasur kohë t'i njoh vërtetë këto vende. Deri tani e gjithë jeta ime është sjellë rreth të kënduarit, të kënduarit dhe vetëm të kënduarit, kjo ka qenë e gjitha. Koha fluturon e kësisoj, unë s'kam pasur kohë për vete", thotë këngëtarja 75-vjeçare.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZGJEDHJA E JEAN CLAUDE JUNCKER - 'MAKINERI KOMPROMISI' (07.15.2014)
PESË VJET NGA VRASJA E AKTIVISTES ESTEMIROVA (07.15.2014)
VDIQ NOBELISTJA NADINE GORDIMER (07.15.2014)
GEORGE W BUSH NË SPITAL - ZËVENDËSON GJURIN E MAJTË (07.15.2014)
U NDA NGA JETA DIRIGJENTI ME FAMË BOTËRORE LORIN MAAZEL (07.14.2014)
FOTORRËFENJË - SHAKIRA, NËNË DHE ARTISTE BOTËRORE (07.14.2014)
BRAZIL 2014, PELÉ KËNGËTARES RIHANNA NË TWITTER - 'MË NË FUND TË NJOH' (Tri foto) (07.14.2014)
JOHN TEFFT EMËROHET AMBASADOR NË RUSI (07.11.2014)
BIE NË SY TË MEDIAVE NË SHKALLËT E STADIUMIT NË BRAZIL - TIFOZJA 17 VJEÇARE BELGE FITON KONTRATË ME L'OREAL (07.10.2014)
LIDERËT BOTËRORË REAGOJNË PËR VDEKJEN E SHEVARNAZES (07.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart�]