VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HIDHET POSHTË VENDIMI PËR DËNIMIN E BERLUSCONIT

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
HIDHET POSHTË VENDIMI PËR DËNIMIN E BERLUSCONIT

E Premte, 07.18.2014, 03:33pm (GMT+1)


Një gjykatë e apelit në Itali e ka hedhur poshtë dënimin ndaj ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi, lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës dhe marrëdhënie seksuale me një prostitute të mitur.

Vendimi i sotëm nga paneli i gjyqtarëve e kundërshton atë të mëparshmin për fajësi dhe dënimin me shtatë vjet burg për Berlusconin, që ishte marrë nga një gjykatë më e ulët.

Kjo gjykatë kishte vendosur se ish-kryeministri, Silvio Berlusconi, kishte paguar për seks me vallëzuesen ekzotike, Karima El-Maharoug, kur ajo i kishte 17 vjet. Ajo tash është shumë e njohur me emrin artistik "Ruby, Vjedhëse e Zemrës".

Prokurorët mund të ankohen kundër vendimit të gjykatës së apelit në Gjykatën e Kasacionit, që është gjykata më e lartë në lëndët penale.

Ish-kryeministri dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në Itali, ende po e vuan një dënim tjetër, duke shërbyer në komunitet në një qendër për pacientët me sëmundjen Alzheimer afër Milanos, pas dënimit në një rast të ndërlidhur me mashtrime në taksa të kompanisë së tij gjigante, Mediaset.

Berlusconi sot nuk ishte i pranishëm në gjykatën e apelit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'LA MILVA' I MBUSH 75 VJET (07.17.2014)
ZGJEDHJA E JEAN CLAUDE JUNCKER - 'MAKINERI KOMPROMISI' (07.15.2014)
PESË VJET NGA VRASJA E AKTIVISTES ESTEMIROVA (07.15.2014)
VDIQ NOBELISTJA NADINE GORDIMER (07.15.2014)
GEORGE W BUSH NË SPITAL - ZËVENDËSON GJURIN E MAJTË (07.15.2014)
U NDA NGA JETA DIRIGJENTI ME FAMË BOTËRORE LORIN MAAZEL (07.14.2014)
FOTORRËFENJË - SHAKIRA, NËNË DHE ARTISTE BOTËRORE (07.14.2014)
BRAZIL 2014, PELÉ KËNGËTARES RIHANNA NË TWITTER - 'MË NË FUND TË NJOH' (Tri foto) (07.14.2014)
JOHN TEFFT EMËROHET AMBASADOR NË RUSI (07.11.2014)
BIE NË SY TË MEDIAVE NË SHKALLËT E STADIUMIT NË BRAZIL - TIFOZJA 17 VJEÇARE BELGE FITON KONTRATË ME L'OREAL (07.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]