VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SAVCHENKO ËSHTË ZËNË DHE ËSHTË DËRGUAR ME DHUNË NË RUSI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
SAVCHENKO ËSHTË ZËNË DHE ËSHTË DËRGUAR ME DHUNË NË RUSI

E Martë, 07.22.2014, 08:27am (GMT+1)



Oficerja e forcave ajrore të Ukrainës, Nadiya Savchenko, e cila është e arrestuar në Rusi, ka dhënë detaje për zënien e saj, gjatë një takimi me konsullin e Ukrainës, me ç'rast tha se ishte rrëmbyer nga separatistët pro-rusë në tokën e Ukrainës dhe me forcë e kanë transportuar në Rusi.

Pilotja 33 vjeçe ukrainase, Savchenko, është akuzuar në Rusi për dyshime për bashkëfajësi në vrasjen e dy gazetarëve rusë, më 17 qershor afër qytetit Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë ofensivës së ushtrisë ukrainase kundër separatistëve.

Konsulli i Ukrainës, Hennadiy Breskalenko, është lejuar të takohet me Savchenkon, për të parën herë më 16 korrik, në një qendër të paraburgimit në qytetin Voronjezh, në pjesën jugperëndimore të Rusisë.

Konsulli ukrainas ka thënë se Savchenko, i ka thënë atij se ishte zënë afër Luhanskut, më 18 qershor, e pastaj ishte transportuar në Rusi, me pranga në duar dhe me thes në kokë.

"‹"‹Autoritetet e Rusisë i kishin refuzuar nëntë herë kërkesën e konsullit Breskalenko, që të takohet me piloten Savchenko.

Ajo i ka thënë konsullit se ajo kishte mbajtur një grevë urie shtatëditëshe, derisa e kishin lejuar të takohej me konsullin.

Sa i përket trajtimit të saj, oficerja ukrainase tha se nuk "ka ankesa lidhur me kushtet e burgosjes së saj aktuale" dhe se nuk është keqtrajtuar.

Komiteti hetues i Rusisë ka njoftuar javën e kaluar se Savchenko ishte burgosur në territorin e Rusisë, ku ajo kishte hyrë "pa asnjë dokument, duke pretenduar se ishte refugjate ukrainase".

Më 9 korrik, një gjykatë në qytetin Voronjezh, urdhëroi që Savchenko të mbahet në paraburgim deri më 30 gusht.

Nga ana tjetër, Qeveria e Ukrainës ka këmbëngulë se Savchenko është zënë nga "terroristët" dhe është transferuar ilegalisht në Rusi. Ukraina ka kërkuar zyrtarisht lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të oficeres Savchenko.

Lidhur me këtë situatë është përfshirë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Ajo ka shprehur "shqetësim" për transferin e Savchenkos dhe burgosjen e saj në territorin e Rusisë, pasi ishte "rrëmbyer" nga militantët. Zonja Ashton ka thënë se kjo çështje e shtron pyetjen e respektimit të obligimeve ndërkombëtare, që i ka marrë Moska.

"Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që t'u nënshtrohet obligimeve të veta si anëtare e Këshillit të Evropës dhe palë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut", tha Ashton duke shtuar se "në këtë kontekst, ne mirëpresim që konsulli ukrainas në Federatën Ruse ka pasur mundësi të takohet me të".

Nadiya Savchenko, e cila për 10 vjet ka shërbyer në forcat e armatosura të Ukrainës, muajin e kaluar i është bashkuar Batalionit Aidar vullnetar, që ishte i involvuar në ofensivën ushtarake të Kievit kundër kryengritësve pro-rusë në pjesën lindore të Ukrainës. (rel)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË GAZETAR QË NDIKON NË REFORMËN E EMIGRACIONIT (07.20.2014)
BERLUSKONI NË GJYKATË - KRONOLOGJI (07.20.2014)
DITA E NELSON MANDELËS (07.18.2014)
HIDHET POSHTË VENDIMI PËR DËNIMIN E BERLUSCONIT (07.18.2014)
'LA MILVA' I MBUSH 75 VJET (07.17.2014)
ZGJEDHJA E JEAN CLAUDE JUNCKER - 'MAKINERI KOMPROMISI' (07.15.2014)
PESË VJET NGA VRASJA E AKTIVISTES ESTEMIROVA (07.15.2014)
VDIQ NOBELISTJA NADINE GORDIMER (07.15.2014)
GEORGE W BUSH NË SPITAL - ZËVENDËSON GJURIN E MAJTË (07.15.2014)
U NDA NGA JETA DIRIGJENTI ME FAMË BOTËRORE LORIN MAAZEL (07.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]