PRESIDENTI OBAMA TAKON EKUPIAZHIN E APOLLO 11 - NË 45 VJETORIN E ZBARKIMIT NË HËNË Obama - Na kanë mësuar të ëndërrojmë
E Martë, 07.22.2014, 07:55pm (GMT+1)
Voal-online.ch - WASHINGTON, 22 KORRIK - Presidenti amerikan Barack Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë Bianca Buzz Aldrin e Michael Collins, të dy anëtarët e ekuipazhit te Apollo 11 të cilët, me Neil Armstrong (vdekur më 2012), para 45 vjetësh zbarkuan në hënë.
"Jam i nderuar të pres astronautët në Shtëpinë e Bardhë që t'i falënderoj se i kanë shërbyer Atdheut dhe kanë frymëzuar brezni të amerikanëve, përfshirë mua, të ëndërrojmë ëndrra të mëdha," - ka thënë Presidenti Obama dhe ka shtuar: "SHBA është më e fortë sot falë vizionit të presidentit Kennedy dhe të trimërisë së tre astronautëve." ANSA