VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IZRAELI MERITON NOBELIN PËR PAQE - THOTË AMBASADORI NË AMERIKË

E Premte, 07.25.2014, 09:31am (GMT1)



Ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ron Dermer është i bindur se shteti tij duhet të marrë çmimin "Nobel" për Paqe, sish ka thënë ai për mënyrën sesi po kontrollon luftimet në Gaza.

"Disa e akuzojnë paturpësisht Izraelin për gjenocid ose duan të shtojnë të akuzuarit për krime lufte", deklaroi Dermer. "E vërteta është se ushtrisë izraelite duhet t'i jepet çmimi "˜Nobel' për Paqen për mënyrën sesi po lufton. Ajo po lufton me një moderim të paimagjinueshëm", citohet të ketë thënë ai në fjalën e tij në samitin që kishte për temë "Krishterët e bashkuar për Izraelin", e që po zhvillohet në Washington.

"Unë nuk pranoj kritika për vendin tim në një kohë kur ushtarët izraelitë po vdesin në mënyrë që palestinezët e pafajshëm të mund të jetojnë", ka thënë ai.

Megjithatë nga ofensiva e 8 korrikut e deri tash qindra palestinezë kanë vdekur, e në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.