VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHIMON PERES LARGOHET NGA POSTI I PRESIDENTIT PAS 70 VITE KARRIERË -NJË HISTORI ME FOTO MARRË NGA NZZ

E Premte, 07.25.2014, 09:46am (GMT1)



Shimon Peres u largua të enjten nga posti i presidentit të Izraelit, duke parashikuar paqen dhe një të ardhme të shkëlqyer për Izarelin.

90-vjeçari Peres, i cili la qenë një zë i paqes dhe bashkëpunimit me fqinjët e vendit të tij, tha se arabët dhe populli i Gazës nuk janë armiqtë e Izraelit.

Ai dënoi Hamasin për vendosjen e qindra mijëra  banorëve të Gazës në vijën e parë të luftimeve dhe që i detyron fëmijët të shërbejnë si mburoja.

Ai tha se e ardhmja e Izraelit si një shtet demokratik hebraik varet nga një zgjidhje me dy shtete e konfliktit, që bazohet tek paqja.

Zoti  Peres ka fituar Çmimin Nobel të Paqes dhe ai u bë president në vitin 2007, pasi i kishte shërbyer Izraelit për 60 vjet në poste të ndryshme të larta, mes tyre edhe si kryeministër.

Vendin e zotit Peres e ze parlamentari i krahut të djathtë Reuven Rivlin, një kundërshtar i zgjidhjes me dy shtete të konfliktit me palestinezët. Por zoti Rivlin është i të njëjtit mendim me zotin Peres, se armiku i Izraelit  është terrorizmi dhe jo populli palestinez.


FOTOGALERI MARRË NGA NEUE ZÃRCHER ZEITUNG


Peres gjatë vizitës së tij në Washington 2011

Peres me Zonjën e tij Sonya.

Në front gjatë një vizite të trupave 1972

Me kryeministren e asaj kohe Golda Meier

Beshkë me Ariel Sharon në një avion ushtarak më 1975

Peres me Rumsfeld më 1975, atëhere shefin e Pentagonit në mandatin e tij të parë

Mes trupave ushtarake më 1976

Me rastin e pesë vjetorit të Marrëveshjes të Oslos në Majin e 1994 në Kairo bashkë me Kryeministrin Rabin, Arafatin, Presidentin Mubarak, Ministrin e jashtëm të Rusisë Koziriev



Lauretatë të Nobelit të Paqes në oslo 1994 - kjo foto është marrë nga Wikipedia - faqja e Peres në anglisht - fotot e tjera janë marrë nga NZZ

Presidenti Obama gjatë vizitës së tij në Izrael - duke vendosur një kurorë lulesh bashkë me Peres dhe kryeministrin Netanyahu në varrin e Yitzhak Rabin


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.