VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAGA E URDHËRON RUSINË TË DËMSHPËRBLEJË ME 50 MILIARDË DOLLARË KOMPANINË YUKOS

E Hënë, 07.28.2014, 04:32pm (GMT1)



Një gjykatë me seli në Hagë ka urdhëruar Rusinë t'u paguajë një dëmshpërblim prej 50 miliardë dollarësh ish-aksionerëve të kompanisë së falimentuar të prodhimit të naftës, Yukos.

Gjykata e Arbitrazhit bëri të ditur se Rusia duhet të paguajë kompensimin, pasi u vërtetua se kishte ndikuar në falimentimin me forcë të kompanisë. Yukos ka qenë dikur prodhuesi më i madh i naftës në Rusi.

Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia do të shfrytëzojë "të gjithë mundësitë e mundshme ligjore për t'u mbrojtur në këtë çështje", transmeton TCh njoftimet.

Kompania ka qenë drejtuar prej Mikhail Khodorkovsky, i cili ishte në atë kohë një nga personat më të pasur të Rusisë.

Përveç se detyroi kompaninë të falimentonte, Rusia shiti gjithashtu asetet e Yukosit ndaj bizneseve të zotëruara prej shtetit për qëllime politikem sipas avokatit të paditësit, Emmanuel Gaillard.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.