VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SNOWDENIT TRI VJET LEJEQËNDRIMI NË RUSI

E Premte, 08.08.2014, 09:57am (GMT1)



Moska i ka dhënë Edward Snowdenit, ish- kontraktorit të iteligjencës amerikane, leje qëndrimi për tre vjet në Rusi.

Avokati i Snowdenit, Anatoly Kucharena, sot i ka njoftuar për këtë lajm gazetarët në Moskë.

Kucharena ka thënë se leja, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 gushti, i lejon Snowdenit që "të lëviz i lirshëm dhe të udhëtojë jashtë Rusisë".

Snowdenit i ishte dhënë azil i përkohshëm në Rusi, më 2013, azil të cili i kishte kaluar afati më 31 korrik.

Vitin e kaluar, Snowden, i cili ka punuar për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, kishte zbuluar për opinionin programet e përgjimit të SHBA-ve, përfshirë edhe mbledhjen masive të të dhënave të telefonatave dhe spiunimin e liderëve botërorë.

Ai kërkohet nga autoritetet amerikane për zbulimin e materialeve sekrete.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.