VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GAZETARËT NË SIRI DHE RREZIKU PËR JETËN

E Enjte, 08.21.2014, 06:44am (GMT1)



Gazetari amerikan që u vra nga grupi ekstremist i njohur si Shteti Islamik ishte njëri prej më shumë se 80 gazetarëve të rrëmbyer ndërsa mbulonin konfliktin në Siri.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se rreth 20 gazetarë vendas dhe ndërkombëtarë ende figurojnë të zhdukur në Siri dhe shumë besohet se mbahen nga ekstremistët.

Një zyrtare e kësaj organizate, Courtney Radsch, i tha sot Zërit të Amerikës se Siria është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët dhe se ata po vënë jetën e tyre në rrezik për të pasqyruar këtë konflikt me një rëndësi të jashtëzakonshme.

Të paktën 54 gazetarë janë vrarë në Siri që nga viti 2012. Që nga viti 1992, numri i gazetarëve që kanë humbur jetën gjithsej në vend është 66.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.