VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRINDËRIT E FOTOREPORTERIT TË VRARË - KRENARË PËR DJALIN TONË

E Enjte, 08.21.2014, 07:15am (GMT1)



Pas vrasjes së fotoreporterit amerikan Jim Foley nga militantët e ISIS, kanë folur prindërit e tij. Edhe pse tepër të mërzitur nga ngjarja ku djali i tyre humbi jetën, ata kanë deklaruar se asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq shumë krenar për të birin e tyre, sa ditët ku ai ishte duke ekspozuar vuajtjet e popullit sirian.

Mesazhi i plotë i prindërve të fotoreporterit të vrarë:
"Ne asnjëherë nuk kemi qenë më krenar për birin tonë Jim. Ai e ka dhënë jetën e tij duke bërë përpjekje që t'ia tregojë botës vuajtjet e popullit sirian. Ne kërkojmë nga ata që vranë djalin tonë, që të kursejnë jetët e të kapurve të tjerë. Sikurse Jim, edhe ata janë të pafajshëm. Ata nuk kanë kontroll ndaj politikës së qeverisë amerikane në Irak dhe Siri ose kudo në botë.
Ne e falënderojmë Jimin për krejt gëzimin që na ka dhënë. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, si djalë,
vëlla, gazetar dhe njeri. Ju lutem që ta respektoni privatësinë tonë në ditët e ardhshme derisa mbajmë zi për Jimin".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.