VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FLET FAMILJA E GAZETARIT TË VRARË JAMES FOLEY

E Shtunë, 08.23.2014, 08:03pm (GMT1)


Familja e James Foley-t, gazetarit amerikan të ekzekutuar nga grupi terrorist Shteti Islamik, beson se ai mund të ketë sakrifikuar veten për të shpëtuar pengjet e tjerë.

Familja Foley u përpoq të mblidhte para si shpërblim për lirimin e gazetarit, por ishte shumë larg grumbullimit të 130 milionë dollarëve që kishin kërkuar terroristët.

Ndërsa vendet evropiane kanë paguar shpërblime për shtetasit e tyre të rrëmbyer, Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë pagesa të tilla.

Grupi Shteti Islamik i dërgoi familjes Foley një email ditën përpara ekzekutimit, ku thoshin se "ne nuk do të ndalemi derisa të shuajmë etjen tonë për gjakun tuaj."

Babai i gazetarit tha se ai mendonte se emaili sinjalizonte një mundësi për të negociuar marrëveshjen për shpërblimin. Por ai shtoi se nuk e kishte kuptuar se sa i egër ishte grupi Shteti Islamik.

Familja mori një telefonatë ngushëllimi nga Papa Françesku.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.