VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIROHET GAZETARI AMERIKAN CURTIS

E Hënë, 08.25.2014, 10:09am (GMT1)



SHBA-të, e kanë konfirmuar se gazetari amerikan, Theo Curtis, i kidnapuar në Siri, është liruar.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë mbrëmë vonë se gazetari i liruar  Curtis, mbahej nga grupi i lidhur me Al Kaidën, al Nusra të cilët po luftojnë kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad.

Gazetari thuhet se është kidnapuar në Turqi, afër kufirit me Sirinë në vitin 2012.

Kerry ka thënë se Vashingtoni po përdor të gjitha mundësitë "diplomatike, ato të inteligjencës dhe aftësitë ushtarake" që i ka në dispizicion për të siguruar të gjithë qytetarët amerikanë që po mbahen në Siri nga grupet militante që po luftojnë kundër Assadit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.