VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LIRIMI I GAZETARIT DHE GRUPET TERRORISTE E Martë, 08.26.2014, 10:04am (GMT1) Analistët thonë se lirimi i gazetarit të pavarur amerikan Peter Theo Curtis nxjerr në pah disa përçarje, që sipas tyre ekzistojnë mes grupeve të ndryshme terroriste të dalë nga al-Kaida, të cilët luftojnë për pushtet në Siri. Zoti Curtis u lirua dje nga grupi Jabhat al-Nusra, njëra prej organizatave të shumta islamike që luftojnë për kontrollin e Sirisë. Al-Nusra kohët e fundit ndërpreu marrëdhëniet me luftëtarët e Shtetit Islamik, duke thënë se metodat e tyre ishin tepër brutale. Lirimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi Shteti Islamik, rival i al-Nusras, ekzekutoi gazetarin amerikan Jim Foley. Jonathan Adelman, profesor i asociuar në Universitetin e Denverit, thotë se al-Nusra nuk dëshiron të jetë e lidhur me Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë, apo ISIS. Ndërsa analisti për Lindjen e Mesme Stephen Zunes i Universitetit të San Franciscos, thotë se al-Nusra ndoshta po përpiqet të parandalojë ndonjë sulm amerikan kundër saj, nëse SHBA vendosin t'i godasin militantët e Shtetit Islamik me sulme ajrore dhe t'i detyrojnë të zhvendosen nga Iraku për në Siri. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |