VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUSH DO TA ZËVENDËSOJË CATHERINE ASHTONIN?

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
KUSH DO TA ZËVENDËSOJË CATHERINE ASHTONIN?

E Martë, 08.26.2014, 10:14am (GMT+1)



Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen më 30 gusht për të zgjedhur shefin e ri të politikës së jashtme të BE-së, i cili do të zëvendësojë britaniken Catherine Ashton, mandati i të cilës përfundon në muajin tetor. Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, një strateg i respektuar, është përmendur si një kandidat i fortë për postin.

Disa diplomatë thonë se ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski është një nga kandidatët me më shumë shanse për t'u zgjedhur si pasardhës i zonjës Ashton. Por sipas tyre, deri tani garën e kryeson ministrja e jashtme e Italisë, Federica Mogherini, dhe një nga arsyet e përmenduara është se udhëheqësit e BE-së duan të shpërblejnë kryeministrin reformator të vendit Matteo Renzi, i cili po promovon me ngulm kandidaturën e saj.

Përveç aftësive të saj politike, Mogherini është gjithashtu socialiste dhe grua, edhe pse Polonia dhe shtetet baltike nuk janë të bindur mbi përshtatshmërinë e saj, duke e cilësuar si të papërvojë dhe shumë të butë ndaj Rusisë për krizën Ukrainë. Elementi i gjinisë mbart shumë peshë për postet në Komisionin Evropian, pasi zoti Jean-Claude Juncker do të donte të kishte më shumë gra në ekipin e tij sesa numri i tanishëm i Komisionit, nëntë.

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, edhe pse mashkull dhe konservator, shihet si një alternativë e mundshme për postin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, nëse kandidatura e zonjës Mogherini bllokohet. Kryeministri i Polonisë Donald Tusk tha majin e kaluar se Sikorski do të ishte një kandidat i natyrshëm për punën e kryediplomatit të Bashkimit Evropian.

Muajin e kaluar, një revistë polake  tha se zotëronte një regjistrim të fshehtë të zotit Sikorski në të cilin ai shprehert se "marrëdhëniet e Polonisë me SHBA-në ishin të pavlefshme".

Kristalina Georgieva e qendrës së djathtë në Bullgari, tani Komisionere e BE-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar, është gjithashtu në garë për postin, thonë diplomatët.

Zoti Sikorski ka qenë i pranishëm në skenën politike të Polonisë që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, por vendin në kabinetin qeveritar e ka marrë për herë të parë si ministër i mbrojtjes në qeverinë konservatore të kryesuar nga Jaroslaw Kaczynski në vitin 2005. Që atëherë ai ka ndryshuar aleancën e tij, duke u vendosur përkrah rivalit të Kaczynskit, Donald Tusk, që i dha atij postin e ministrit të jashtëm, të cilin ai vazhdon të mbajë edhe sot.

Disa evropiano-perëndimorë e shohin ministrin polak, të arsimuar në Oxford, si shumë agresiv ndaj Moskës, por mes njerëzve në Poloni ai ka ndërtuar imazhin e një mendimtari strategjik të respektuar. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIRIMI I GAZETARIT DHE GRUPET TERRORISTE (08.26.2014)
FERGUSON - LAMTUMIRA E FUNDIT PËR MICHAEL BROWN (08.26.2014)
LIROHET GAZETARI AMERIKAN CURTIS (08.25.2014)
FLET FAMILJA E GAZETARIT TË VRARË JAMES FOLEY (08.23.2014)
I VIDHET LAPTOPI KRYEMINISTRIT BELG (08.22.2014)
ÇËRÇILLI - REBELI QË U BË KRYEMINISTËR (08.21.2014)
PRINDËRIT E FOTOREPORTERIT TË VRARË - KRENARË PËR DJALIN TONË (08.21.2014)
KANCELARJA MERKEL - NJË DITË SI VULLNETARE (08.21.2014)
GAZETARËT NË SIRI DHE RREZIKU PËR JETËN (08.21.2014)
KRYEPROKURORI HOLDER NË FERGUSON TË MISURIT (08.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]