VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAGARDE - NUK DORËHIQEM

E Enjte, 08.28.2014, 02:46pm (GMT1)



Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha se është duke u hetuar për neglizhencë në një rast korrupsioni kur ishte ministre franceze e financave.

Në një deklaratë të bërë sot, zonja Lagarde i quajti akuzat ndaj saj "të pabaza" dhe tha se do ta apelojë vendimin për të bërë hetime ndaj saj.

Zonja Lagarde tha se ajo nuk do të dorëhiqet, por po kthehet në Uashington, ku do të japë shpjegime përpara një bordi të Fondit Monetar.

Gjykatësit francezë e morën atë në pyetje për herë të katërt mbi mënyrën se si e trajtoi ajo çështjen e një pagese prej 527 milion dollarësh për biznesmenin Bernard Tapie, për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me bankën shtetërore Credit Lyonnais.  

Zonja Lagarde ka thënë se pagesa e bërë ishte në interes të shtetit, por sipas kritikëve, shuma e paguar ishte tepër e madhe.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.