VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VRASËSI I PABLO ESCOBARIT LIROHET PAS 22 VJETËSH

E Enjte, 08.28.2014, 02:51pm (GMT1)


Vrasësi me pagesë i narkobosit famëkeq Pablo Escobar është liruar pas 22 vjetësh vuajtje dënimi me burg për shkak të dhjetëra vrasjeve gjatë kulmit të tregtisë me kokainë në vitet e 80-ta të shekullit të shkuar, shkruan sot Te Guardian.

John Hairo Velasces, i njohur me pseudonimin Popaj, është liruar dje nga burgu me sigurim të madh dhe shumë i ruajtur Kombita në Kolumbi pasi kreu tri të pestat e dënimit dhe sjelljes së mirë në burg.

Velasces (52 vjeç) ka qenë vrasësi me pagesë më i rëndësishëm gjatë ditëve të përgjakshme të aktivitetit të kartelës famëkeqe Medeline e cila dërgonte miliarda dollar kokainë në SHBA dhe në Europë.

Në gjykim, ky vrasës "shumë produktiv"ka pranuar të ketë vrarë qindra armiq të Escobar në konfliktet e bandave të nëntokës në luftë për territor dhe mbrojtje të rrugëve tregtare.

AFP shton se Velasces, transmeton Koha.net, në shumë intervista në prag të lirimit ka thënë se "ka 80 për qind shansin të vritet pasi të dalë nga burgu".

Me kërcënimin e hakmarrjes të rivalëve për vrasjet e bëra, Velasces ka paralajmëruar për shpërngulje jashtë dhe për shitje të të drejtës së ekranizimit të autobiografisë së vet dhe "jetës krahas Escobarit" Hollyvoodit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.