VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IZRAELI NDALOI MEDIAT QË TË RAPORTOJNË PËR SHTETËSINË E SOTLOFFIT

E Premte, 09.05.2014, 08:38am (GMT1)

Izraeli ka thënë se ka ndaluar mediat lokale nga raportimi se gazetari amerikan, Steven Sotloff, i cili është vrarë nga militantët e Shtetit Islamik me prerje koke, ka qenë edhe shtetas izraelit.

Autoritetet kanë thënë se kanë marrë këtë vendim në përpjekje për të zvogëluar rrezikun për të, pasi është rrëmbyer vitin e kaluar në Siri.

Grupi militant Shteti Islamik, i cili ka okupuar pjesë të mëdha të territoreve në Siri dhe Irak, ka publikuar një video këtë javë, e cila tregon vrasjen e Sotloffit.

Shtetësia e tij izraelite është bërë publike pasi Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar vërtetësinë e pamjeve.

Sotlofff ka migruar në Izrael në vitin 2005.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka thënë se qeveria është njoftuar për shtetësinë e tij izraelite në një "fazë të hershme" të rrëmbimit të tij dhe ka lëshuar një urdhërndalesë për mediat që të mos e raportojnë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.