VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ISH GUVERNATORI I VIRXHINIAS GJENDET FAJTOR PËR KORRUPSION E Premte, 09.05.2014, 11:12am (GMT1) Ish-guvernatori i Virginias Bob McDonnell dhe bashkëshortja e tij mund të dënohen me disa dekada burg, pasi një gjykatë mori vendimin të enjten se çifti kishte marrë rryshfete nga një biznesmen. Zoti McDonnell u gjet fajtor për 11 akuza korrupsioni, pasi kishte pranuar rroba luksoze dhe udhëtime në këmbim të promovimit të një kompanie farmaceutike për prodhimin e vitaminave. Gruaja e tij u gjet fajtore për 9 akuza të ngjashme. Dikur një yll në rritje i Partisë Republikane, McDonnell u zgjodh guvernator i Virginias në vitin 2010 dhe qëndroi në atë post deri në janar, kur ndaj tij u ngrit aktpadia. 60-vjeçari dhe gruaja e tij Maureen kanë pranuar rryshfete me vlerën e
177 mijë dollarëve nga ekzekutivi i uzinës farmaceutike Jonnie Williams.
Mes dhuratave janë një fustan që kushton 11 mijë dollarë, i firmës
Oscar de la Renta dhe një tjetër prej rreth 6 mijë dollarësh, i firmës Louis Vuitton. Çifti do të dënohet në janar të vitit 2015. Secili prej tyre përballet me deri 30 vjet burgim për shumicën e akuzave. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |