VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OSCAR PISTORIUS SHPALLET I PAFAJSHËM

E Premte, 09.12.2014, 01:21pm (GMT1)



Gjykatësja në procesin kundër atletit jug-afrikan Oscar Pistorius shpalli Pistoriusin të pafajshëm për akuzën për vrasje me paramendim.

Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen e të dashurës, modeles Reeva Steenkamp, qante me ngashërim kur gjykatësja Thokozile Masipa po lexonte vendimin.

Gjykatësja tha se ishte e qartë se i pandehuri synonte të përdorte armën natën e vrasjes së Reeva Steenkamp, por kjo nuk nënkupton se ai kishte synim të vriste dikë. Provat për paramendim në aktet e tij, tha gjykatësja, nuk ishin krejt bindëse.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.