VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EVA KOPACZ - E BESUARA E TUSKUT BËHET PASARDHËSJA E TIJ

E Martë, 09.16.2014, 09:22am (GMT1)



Eva Kopacz bëhet kryeministrja e re e Polonisë. Kryetarja e deritanishme e parlamentit është pas Hanna Suchocka gruaja e dytë që do të drejtojë qeverinë e Polonisë.

Shumë nga kolegët e saj nuk do ta kishin bërë dot. Por Eva Kopacz, në atë kohë ministre e Shëndetësisë në Poloni, shkoi pas rrëzimit të avionit të presidentit me familjarët në Rusi për të identifikuar të vdekurit. Nga rrëzimi i avionit mbi Smolensk të Rusisë në pranverën e vitit 2010 humbën jetën rreth 100 vetë, në mesin e tyre edhe presidenti i Polonisë Lech Kaczynski. Kohën në vendin e rrëzimit të vionit dhe në mjekësinë lijgore Kopacz e ka quajtur "përjetim traumatik". Angazhimi i saj i solli mjekes pediatre respektin e shumë njerëzve.

Tani Eva Kopacz, e lindur në vitin 1956 në një familje punëtore, bëhet kryeministrja e re e Polonisë. Ajo ka mbledhur mjaft përvojë politike. Nga viti 2007 deri 2011 ajo ishte ministre e Shëndetësisë në qeverinë e parë të Donald Tuskut. Që atëherë ajo është kryetare parlamenti. "Ewa Kopacz është për këtë arsye politikanja më e përgatitur për këtë post. Asnjë nga paraardhësit e saj nuk mund të dëshmojnë një përvojë kaq të gjatë si ministër, apo kryetar parlamenti", thotë Boguslav Chrabota, kryeredaktor i gazetës konservatore "Rzeczpospolita".

Kopacz përshkruhet si kompetente dhe e vendosur, por nga disa si e tërhequr. Hrabota nuk e sheh si problem mendimin se asaj i mungon karizma. "Karizma nuk është një parakusht i domosdoshëm për një post të tillë: Kryeministrja duhet të jetë në rradhë të parë një menaxhuese e aftë", thotë gazetari, që mendon se Kopacz i ka këto aftësi

Kompetente dhe e aftë


Politikisht kryeministrja e re ka shumë afërsi me paraardhësin e saj. Ishte mbi të gjitha besnikëria, që ajo tregoi për Donald Tuskun, shkaku që ai e zgjodhi atë zëvendëskrytaren e parë të partisë liberal-konservatore "Platforma Qytetare" (PO). Ndryshe nga konkurretët e Tuskut brenda partisë si marshali i mëparshëm i Sejm-it (kryetari i parlamentit) Grzegorz Shetyna, apo ish ministri i Drejtëssië, JarosÅ‚aw Gowin, ajo nuk ka ndërtuar një rrjet të mbështetësve të saa në parti. Në vend të kësaj ajo mori përsipër detyra të vështira, si es maroden Gesundheitswesens. Jo të gjitha detyrat i zgjidhi sipas dëshirës së opozitës, por me aftësinë dhe seriozitetin e saj ajo mund të vertetëjë, se është në gjendje të mbajë qetësinë si në rastin e gripit të derrit, kur u përball me lobin e fuqishëm farmaceutik. Si ministre e Shëndetësisë ajo nuk pranoi të blejë atëherë një vaksinë shumë të shtrenjtë, me shumë të drejtë, siç u konstatua më vonë.

Në opozitën kombëtar-katolike të Jaroslav Kaczynskit ajo u bë një herë e padëshirueshme. Në atë kohë ajo mbështeti një vajzë 14-vjeçare që donte të abortonte pas përdhunimit. Megjithëse i lejuar me ligj në një rast të tillë, shumë polakë e refuzojnë kategorikisht abortin, edhe pas përdhunimeve.

Vazhdim i politikës së Brendshme dhe të Jashtme

Kopacz hyri në politikë në vitin 1994. Ndryshe nga mentori i saj politik, Donald Tusk, ajo nuk u angazhua si studente në lëvizjen antikomuniste "Solidarnosc". Është e para kryeministre në Poloni e socializuar politikisht pas kthesës dhe që mund të veprojë pa paragjykime. Boguslav Hrabota mendon se ajo do të ndjekë linjën e Tuskut si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme. "Unë jam i bindur se ajo do ta drejtojë mirë Poloninë deri në zgjedhjet e reja pas një viti", thotë ai. Nëse me të vërtetë do të fitojë zgjedhjet për partinë e saj, është një çështje tjetër. Shembulli i Angela Merkelit tregon megjithatë se imazhi i një personi të tërhequr mund të të gënjejë.dw
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.