VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RUSI - NJË RAST I RI KODORKOVSKI?

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 05:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
RUSI - NJË RAST I RI KODORKOVSKI?

E Martë, 09.23.2014, 08:42am (GMT+1)


Wladimir Petrowitsch Jewtuschenkow

Miliarderi rus Vladimir Jevtushenkov është vendosur në arrest shtëpiak. Pas procedurës penale kundër thelemuesit të koncernit "Systema" mendohet të jetë një i besuar i Putinit, thonë vëzhguesit.


Ai i fitonte miliardat jo me lëndë të parë, por kryesisht në sektorin e teknologjisë së lartë. Ky fakt e dallon 65 vjeçarin, Vladimir Jevtushenkov, nga oligarkët e tjerë rusë. Zemra e koncernit të përzier "Systema" është operatori i telefonisë mobile MTS, njëri ngaa tre liderët në tregun rus, vendit me sipërfaqen më të madhe në botë. Pjesë e koncernit janë edhe disa fabrika makinerish, një koncern spitalesh, një firmë mediatike dhe një ndërmarrje farmaceutike.

Në qendër firma "Bashneft"

Por pikërisht aksionet në një firmë të naftës mund t'i hapin probleme Jevtushenkovit, i njohur mirë në qarqet gjermane edhe për faktin e marrjes si këshilltar të ish-kreut të Telekomit Gjerman, Ron Sommer. Drejtësia ruse e akuzon miliarderin për veprime ilegale në lidhje me firmën Bashneft në Republikën autonome, Bashkortostan. Më 16 shtator industrialisti u vendos në arrest shtëpiak, i dyshuar për larje parash. Jevtushenkovi duhet të mbajë tani një prangë elektronike.

Lajmi ra në Moskë si bombë, jo vetëm në bursë, ku aksionet e "Systema"-s kanë humbur një të tretën e vlerës. "Të gjitha shenjat të thonë se kemi të bëjmë me një Yukos Nr.2", deklaroi kreu i Shoqatës së Industrialistëve dhe Sipërmarrjeve Ruse, Aleksander Shoshin, i cili konsiderohet një besnik i Kremlinit. Por jo vetëm Shoshin sheh paralele me arrestimin e ish-njeriut më të pasur të Rusisë, Mihail Kodorkovski në vitin 2003, kur koncerni Yukos u shpërbë e disa sektorë të rëndësishëm, që mbetën, i mori asokohe koncerni shtetëror Rosneft.

Shumë shohin paralele me Michael Kodorkovskin

Vërtet, pas rastit të Yukos në Rusi nuk ka pasur ndonjë procedim penal juridik kaq spektakolar ndaj ndonjë industrialisti të madh. Për Aleksander Shoshin nuk bëhet fjalë vetëm për ngjashmëritë mes dy rasteve, por për fajësimet gati të pakuptueshme të drejtësisë ruse. "Këtu fajësohet për zhvlerësim aksionesh e larje parash kreu i një firme, e cila ka paguar 2,5 miliardë dollarë për blerje pasurish të caktuara", thotë profesori i ekonomisë dhe ish-zëvendëskryeministër rus. "Po qe se privatizimi i Bashneft është shoqëruar me parregullsi, kjo nuk është arsye të ngrihet akuzë kundër një blerësi të rregullt, i cili i ka siguruar këto pasuri në një etapë të mëvonshme."

Igor Setçin në prapaskenë?

"Unë e kam lexuar aktkauzën dhe nuk e kam kuptuar dot", thotë një tjetër ish-zëvendëskryeministër dhe sot kreu i firmës shtetërore holding Rosnano, Anatoli Tçubais. Për mua është enigmatike, thotë Tçubais, se si Jevtushenkov vihet në lidhje me privatizimin e Bashneft, me të cilën ai në mënyrë të provuar, nuk ka të bëjë aspak.

Në Moskë diskutohet për arsyet e vërteta pas nisjes së hetimeve, sepse janë të paktë ekspertët, që besojnë në vendosjen e drejtësisë pas shkeljes së mundshme të ligjeve. Një ish-menaxher i "Systema"-s, që nuk do të përmendet me emër në bisedë me Deutsche Welle-n, thotë se fijet në prapaskenë mund t'i lëvizë, Igor Setçin, një i person mjaft i besuar i Putinit.

Dihet se Rosneft, koncerni më i madh shtetëror, këtë verë u përpoq të blinte Bashneft, por blerja rezultoi shumë e shtrenjtë, prandaj u la. Menjëherë pas kësaj filluan hetimet në lidhje me firmën Bashneft, që kulminuan me arrestimin e Jevtushenkovit dhe me rënien e vlerës së aksioneve. Ish-menaxheri i "Systemas", që kërkon të mbetet anonim, thotë se herët a vonë do të dihet, nëse firma e naftës ka ndërruar pronar, dhe me cilin çmim.

Goditje për Rusinë si vend investimesh

Arrestimi shtëpiak i Jevtushenkovit mund të jetë një sinjal ndaj elitës ekonomike të Rusisë. Mihail Kodorkovski në kohën e tij nuk u arrestua, sepse mbështeti në mënyrë aktive opozitën ruse. Kritikët e këtij procesi thonë se sot një proces i rremë kundër një industrialisti të madh është një demonstrim pushteti i Kremlinit, dhe një paralajmërim ndaj botës së ekonomisë, të mos e kundërshtojnë kursin anti-perëndimor të Putinit.

Një gjë është e sigurtë, thotë top-menaxheri dhe politikani Anatoli Tçubais. "Ky veprim i Rusisë është një goditje e rëndë për klimën e biznesit në Rusi dhe kjo në një kohë, kur ekonomia ruse po përpiqet të balancojë mes recesionit dhe stanjacionit." Edhe Mihail Kodorkovski është i mendimit se për arrestimin e Jevtushenkovit nuk mund të gjendej një moment më i keq. Në ekzilin zviceran edhe ai ka shprehur dyshimin se pas këtij veprimi mund të fshihet Igor Setçin.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASHRAF GANI - AFGANISTANI DO TË JETË FAKTOR PAQEJE (09.22.2014)
AMBASADORI AMERIKAN PËRDOR TERMIN 'POPULLATA SLLAVE' - SHKUPI ZYRTAR FYHET (09.22.2014)
NICOLAS SARKOZY KTHEHET NË POLITIKË (09.22.2014)
RUSI - ARREST SHTËPIAK PËR OLIGARKUN YEVTUSHENKO (09.17.2014)
PORTRETI I TË AKUZUARIT KRESHNIK B. (09.16.2014)
EVA KOPACZ - E BESUARA E TUSKUT BËHET PASARDHËSJA E TIJ (09.16.2014)
KOREJA E VERIUT DËNON AMERIKANIN MILLER (09.15.2014)
MERKEL - LUFTË KUNDËR ANTISEMITIZMIT (09.15.2014)
VIDEOJA E SPORTISTIT AMERIKAN DHE DHUNA NË FAMILJE (09.14.2014)
OSCAR PISTORIUS SHPALLET I PAFAJSHËM (09.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]