VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARTIN HEIDEGGER - FILOZOF ME FAMË BOTËRORE TË DISKUTUESHME

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
MARTIN HEIDEGGER - FILOZOF ME FAMË BOTËRORE TË DISKUTUESHME

E Djelë, 09.28.2014, 09:33am (GMT+1)


Martin Heidegger rreth vitit1950


Filozofi Martin Heidegger ishte një nga mendimtarët e mëdhenj të shekullit të 20, një korife i filozofisë. Por qendrimi i tij ndaj nacionalsocializmit mbetet një çështje e diskutueshme.

Parisi, Vjena, Berlini? Këto nuk i hynin në sy Martin Heidegger-it. Filozofi preferon shtëpizën e tij të vetmuar në lartësi 1200 metra në malësinë e Schwarzwald. Atje nuk ka as dush - Heidegger-it i pëlqen jeta e thjeshtë. Nga lokaliteti i vogël Meßkirsh, ku lindi në 26 maj 1889, pas studimeve ai jetoi disa vite si docent privat në Marburg dhe më vonë në Freiburg. Por jeta në qytetet e mëdha nuk i pëlqen. Në shtëpizën e tij në mal ai zhvillon mendimet e tij filozofike dhe një pyetje themelore: Cili është kuptimi i "ekzistencës" për shembull kur them: "Karrigia është e kuqe."?


Prof. Trawny


Vepra e tij kryesore është shkrimi filozofik "Ekzistenca dhe koha" i vilit 1927. Atje ai pretendon se qenia e ekzistencës njerëzore manifestohet në atë që njeriu është në kuptimin hapësinor "atje ose në botë". Dhe meqenëse njeriu në një interval kohe "është atje", atëherë ai është edhe në kohë, argumentoi Heidedegger ndërtesën e mendimit të tij. Se çfarë do të thotë kjo për kohët e sotme, e shpjegon mirë filozofi dhe njohësi i Heidegger-it, Peter Trawny: "E rëndësishme është të mbahet parasysh që ekzistenca apo njeriu nuk jeton i izoluar vetëm për vete, por është i hapur, i hapur për botën - dhe që bota është kjo hapje, për të cilën ai ke nevojë për ekzistencën e tij", thotë Trawny në intervistë me DW. Kjo përqasje e Heidegger-it është ende sot objekt i punës së studentëve dhe filozofëve në gjithë botën dhe vazhdon të ngrejë si dhe më parë pyetje të reja filozofike.

"Të jesh me të tjerët në botë"


Shtëpiza e Heidegger

Heidegger e shihte veten me filozofinë e tij në traditën e profesorit të tij të universitetit, fenomenologut Edmund Husserl. Ai ndante parimin e tij filozofik për t"˜u rikthyer "tek vetë gjërat": "Këtu duhet menduar pa ndonjë parakusht dhe pa ndonjë teori, pa paragjykime, që fshehin qasjen tek dukuritë", shpjegon Peter Trawny nga këndvështrimi i sotëm.

Me pyetjen për kuptimin e ekzistencës Heidegger ngriti një pyetje kyç të filozofisë së shekullit të 20, tek e cila morën pikënisje filozofët e tjerë. "Heidegger hodhi një urë nga antikiteti deri tek e tashmja, me të cilën shpjegohet zhvillimi i mendimit tonë evropian dhe kështu ka vendosur një fill logjik përmes historisë së mendimi për rreth 2500 vjet. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm", thotë studiuesi i letërsisë Silvio Vietta, i cili e ka njohur personalisht Martin Heidegger-in. Filozofi ishte mik i prindërve të tij. Për hir të Heidegger-it pas studimeve Vietta u zhvendos në Marburg.

Roli i kontestuar në Gjermaninë naziste

Pas shërbimit ushtarak gjatë Luftës së Parë Botërore, Heidegger-i i rri bëri një karrierë të rrufeshme. Në 1933 Heidegger u bë rektori i Universitetit të Freiburg-ut, në vend të paraardhësit të tij, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen, Wilhelm von Möllendorf. Fjalimi i tij i famshëm dhe i kontestuar me rastin e marrjes së postit shihet nga kritikët e filozofit si dëshmi për simpatinë që Heidegger kishte me ideologjinë e nacionalsocializmit. Më vonë ai u akuzua se kishte kontribuar në masë të konsiderueshme në "sinkronizimin" e universiteteve gjermane.


Edmund Husserl

Peter Trawny përshkruan si thelbin e këtij debati pyetjen se sa ka depërtuar në filozofinë e Heidegger-it botëkuptimi nazist. "Të tjerë janë të mendimit se ai ka dashur ta përdorë 'revolucionin nacionalsocialist' si shkas për të futur në universitete përfytyrime të caktuara që ai kishte, pra se një mbret platonik i filozofëve, i cili ka tani mundësinë të realizojë idetë e tij dhe në të njëjtën kohë të mbrojë pak universitein nga nacionalsocializimi."

Peter Trawny në pranverë 2014 publikoi shënimet deri tani të panjohura të Heidegger-it ("Fletoret e zeza"). Kjo e ndezi edhe një herë debatin që vazhdon prej dekadash.

Punimet filozofike të Heidegger-it janë të njohura në mënyrë të habitshme edhe nga bota jo-akademike, thotë Peter Trawny: "Sidomos sa i përket filozofisë së tij më të vonët, e cila karakterizohej nga një stil shumë i thjeshtë ku filozofi i kishte vënë vetes detyrë të thoshte gjëra shumë të thjeshta." Për shembull ai u mor me pyetjen se çfarë është shpengimi: "Këtu mund të thuhet diçka për projekte alternative jete, për shembull për një jetë ekologjike në një peisazh specifik - këto janë gjëra të cilat mund t'i trajtosh vërtet në hollësi me Heidegger-in."

Heidegger-i vdiq në 1976 në Freiburg. Ai la pas një vepër me të cilët bota merret ende sot. Librat e tij vazhdojnë të lexohen në gjithë botën, ndër të tjera shumë në Japoni dhe në SHBA.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOREJA VERIORE - TELEVIZIONI RAPORTON PËR SHËNDETIN E DOBËT TË LIDERIT (09.26.2014)
PROKURORI I PËRGJITHSHËM ERIC HOLDER JEP DORËHEQJEN (09.26.2014)
NORVEGJI - AVOKATI RUS E FITOI ÇMIMIN PËR TË DREJTAT E NJERIUT (09.26.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - CILA ËSHTË TRASHËGIMIA E HAMID KARZAIT? (09.24.2014)
BRITANIKU I RRËMBYER NGA MILITANTËT I DËRGOI POROSI FAMILJES (09.24.2014)
DËNIM ME VDEKJE PËR DHËNDRIN E BIN LADENIT (09.24.2014)
RUSI - NJË RAST I RI KODORKOVSKI? (09.23.2014)
ASHRAF GANI - AFGANISTANI DO TË JETË FAKTOR PAQEJE (09.22.2014)
AMBASADORI AMERIKAN PËRDOR TERMIN 'POPULLATA SLLAVE' - SHKUPI ZYRTAR FYHET (09.22.2014)
NICOLAS SARKOZY KTHEHET NË POLITIKË (09.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]